Koncensionet, Ahmetaj: Shteti humb 250 mln dollarë nëse rrëzon ato me shkelje

15/07/2014 9:59 AM 0 komente

E PERDITESUAR/ Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj po prezanton para Komisionit parlamentar të Ekonomisë ( në mungesë të opozitës) projektligjin për “Dhënien me koncesion të rrugëve”. Në raportimin e tij, ministri Ahmetaj tha se do të punohet me partneritet privat-publik për disa segmente rrugore. Duke u ndalur tek rruga Durrës-Kukës, ministri Ahmetaj tha se duhen edhe 200 milionë dollarë që të përfundojë ku segment rrugor.
“Po shqyrtojmë disa segmente rrugore për partneritet privat publik. Buxheti nuk ka mundësi të bëjë vepra si rruga Durrës-Kukës, duhen edhe 200 milionë Dollarë që të përfundojë kjo rrugë. Do shqyrtojmë mundësinë të japim me koncesion disa rrugë”, tha ministri Ahmetaj, gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë. Ahmetaj tha se nuk ka kufizime të akseve që mund të japim me koncesion.
Qeveria do të japë me koncension edhe disa shërbime në shëndetësi.
Ministri i Shëndetësisë Beqaj tha se : “Synojmë të japim me koncesion, disa shërbime, si atë të koronografisë, imazherisë, dializës, laboratorët, kontrolle bazë të shëndetit. Kjo do ofrojë shërbim më të mirë dhe nuk do t’i kushtoj buxhetit, pasi do mbulohet nga te ardhurat e buxhetit i shendetësisë.”
Kryetari i Komisionit, Erjon Braçe tha se duhet të mbahet përgjegjësi ligjore për ato koncensione që janë bërë me shkelje dhe kanë shkelur ligjin. ” Te çohen në prokurori dhe të ndëshkohen ata që kanë bërë shkelje ligjore”.
Por, ministri Ahmetaj tha se nëse rrëzohen të gjitha koncensionet me shkelje atëherë shteti do të humbasë 250 milionë dollarë.

Komisioni i Ekonomisë do të diskutojë edhe projektligjin “Për sistemin e taksave vendore” ; “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”; “Për taksat kombëtare”.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of