Dy centralet e parë fotovoltaikë marrin miratimin e MIE, Enti Rregullator nis procedurat për licencat e prodhimit

21/02/2018 11:08 AM 0 komente

Dy projektet e para për centrale fotovoltaikë kanë marrë miratimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Tashmë subjektet kanë “trokitur” pranë Entit Rregullator të Energjisë për t’u pajisur me licencë prodhimi. Nga dhjetra e dhjetra projekte të dorëzuara gjatë vitit 2017 në ish-Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë tashmë e Infrastrukturës dhe Energjisë vetëm dy kanë kaluar provën. Enti Rregullator i Energjisë tashmë në mbedhjen e fundit të Bordit të Komisionerëve ka hapur dritën e gjelbër për shqyrtimin e aplikimit e cila do të vijohet nga drejtoria përgjegjëse.

Dy subjektet që do investojnë në centrale

Subjekti parë që ka aplikuar për licencë prodhimi në ERE është AGE Sunpower. Centrali i këtij subjekti është i pozicionuar në Sheq Marinas në Fier por fuqia e insaluar është 1998 KW. Vendimi për miatimin e projektit dhe koordinatave është marrë nga MIE në shtator të vitit të kaluar.
Seman Sunpower sh.p.k është subjekti i dytë që ka aplikuar për t’u licencuar në prodhim energjie. Ky i fundit ka vendosur të instalojë një impiant me fuqi të instaluar 2000 KW po në zonën Sheq Marinas të e Fierit. Kompania ka arritur që në 28 dhjetor të marrë miratimin për ndikimin në mjedis, raporti paraprak ndërkohë që në të njëjtën ditë është dhënë edhe miratimi nga Ministria.

Dosjet e tjera që flenë në institucione
Viti i kaluar pati një “boom” të kërkesave për impiante fotovoltaikë deri në 2 MW të cilët nuk konsiderohen si koncesione dhe për këtë arsye mund të miratohen vetëm me firmën e Ministrit përgjegjës për Energjinë. Ky interes erdhi si efekt i miratimit të kuadrit të nevojshëm ligjor. Por bizneset që kanë aplikuar pranë MIE shprehen se dosjet e tyre të aplikimit kanë mbetur pa përgjigje dhe procedurat janë relativisht të gjata.
Të njëjët biznese pohojnë se kostoja e hartimit të një projekti, ekspertiza e kërkuar nga palët e treta janë relativisht të “kripura” dhe si të tilla duhet që të kenë edhe një përgjigje nga autoritetet qoftë për pranim apo refuzim të aplikimit sipas rastit.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of