Dy gjigantët e Premier League të qytetit të Manchester-it kryesojnë klasifikimin e klubeve europiane për vlerën më të lartë të transferimit – si Manchester City edhe Manchester United vlejnë më shumë se 1.2 miliardë euro. Rivali i tyre më i afërt është
Chelsea me vlerë 946 milionë euro (me diferencë pak më shumë se 200 milionë euro me dy të parët).
Barcelona mund të ankohet se nuk ka shumë para dhe humbje të mëdha, por renditet ende në vendin e katërt në klasifikim e përgjithshëm dhe në vend të parë në La Liga-n spanjolle, me vlerë 896 milionë euro – 50 milionë euro para Real Madrid.
Bayern Munchen renditet i pesti në klasifikimin e përgjithshëm dhe i pari në Bundesligën gjermane, me vlerë 890 milionë euro, ndërsa PSG renditet i teti në klasifikimin e përgjithshëm dhe kryeson Ligue 1, me vlerë 808 milionë euro.
Juventus kryeson në Seria A italiane dhe renditet i 11-ti në klasifikimin e përgjithshëm, me 618 milionë euro (kjo është rreth gjysma e vlerës të klubeve të Manchester). Klubi i Newcastle United, në Premier League, nën drejtimin e pronarëve të rinj miliarderë sauditë, renditet i 14-ti në Premier League, me vlerë skuadre 215 milionë euro. Mund të thuhet se herën tjetër kur CIES Football Observatory do të bëjë këtë analizë, do të jetë shumë më lart.
Klasifikimi i CIES Football Observatory analizon kostot e vlerësuara të transferimit të skuadrës të 98 klubeve të 5 kampionateve europiane, duke përdorur shifra të përpunuara me algoritmin e CIES.
“Vlera e transferimit e vlerësuar për gjithë lojtarët e Premier League angleze arrin në 8.9 miliardë euro (mesatarisht 445 milionë euro për skuadër). Për kampionatet e tjera të BIG-5, këto shifra janë 5.3 miliardë euro për La Liga spanjolle (263 milionë euro për klub), 4.5 miliardë euro për Bundesligën gjermane (251 milionë euro), 4.4 miliardë euro për Serie A italiane (222 milionë euro) dhe 3.4 miliardë di euro për Ligue 1 franceze (172 milionë euro)”, thonë autorët e raportit CIES. / CIES Football Observatory