Publikim i Artikullit të Sponsorizuar

Dyert që hapen për të rinjtë në Philip Morris Albania

22/07/2019 10:17 AM

Dyert që hapen për të rinjtë në Philip Morris Albania

Përmes programeve të internshipit në Philip Morris Albania, çdo vit rekrutohen studentë të sapodiplomuar që ndajnë dëshirën për të mësuar më shumë dhe për t’u zhvilluar në një mjedis që udhëhiqet nga novacioni.

Korriku është muaji ku studimi i gjatë dhe puna e palodhur e studentëve shpërblehet në diplomim, e nga këtu nisin dhe rrugëtimin e gjatë të kërkimit të mundësive profesionale. Jo të gjithë e gjejnë hapësirën e ëndërruar në tregun e punës. Kjo për disa arsye: disa nuk gjejnë punën e përshtatshme, disa ndalojnë tek mundësia e parë dhe disa të tjerë dekurajohen pa nisur mirë kërkimet.

Çdo vit në Shqipëri diplomohen mesatarisht 30.000 studentë në arsimin e lartë. Por në tregun e punës vihet re se mesatarja e përqindjes së të punësuarve të rinj, nën moshën 30 vjeçare është 34.4%, sa gjysma e përqindjes së të punësuarve mbi këtë moshë, 30-64 vjeç. Nëse krahasojmë shifrat ndër vite, dallohet një trend linear zbritës, ndërsa ajo për grup-moshën 30-64 vjeç ka trend linear rritës. Kjo diferencë evidenton faktin që luhatjet e punësimit të të rinjve janë shumë më të shpeshta, duke reflektuar dhe pasiguri të mbajtjes së vendit të punës.

Pas një vëzhgimi në tregun e punës në kompanitë e huaja që operojnë në Shqipëri, trendi i punësimit të të rinjve, nën 30 vjeç, vjen si një emërues i përbashkët i të gjithë kompanive globale me vizion, të hapura ndaj ndryshimeve dhe që aktiviteti i tyre bazohet në shërbime ose produkte teknologjike. Philip Morris rezulton një prej kompanive që i mban gjithnjë të hapura dyert për të rinjtë, ndaj ata zënë një vend të rëndësishëm në përbërjen e stafit të tyre. Rreth 40% e punonjësve të kësaj kompanie, janë nën moshën 30 vjeçare, që kanë nisur si praktikantë ose bashkëpunëtorë projektesh.

Pajisja e re teknologjike IQOS, që ilustron vizionin pa tym të kompanisë globale, mbështetet nga teknologjia e si e tillë, profesionistë që punojnë me sisteme digitale, menaxhim projektesh teknologjike etj, janë profilet që janë rekrutuar së fundmi. Duke qenë e re dhe në zhvillim, ofrohen mundësi shumë të mira për të rinjtë që duan të përfshihen në këtë kompani.

Katër prej tyre e ndanë eksperiencën me ne gjatë vizitës sonë në zyrën e tyre:

Ahmed Elamawy, 26, Ekzekutiv për Shërbimin e Klientit:

“Puno fort derisa të shpërblehet. Kur të ndodhë, puno më shume. Nëse mund ta ëndërrosh, mund ta arrish!”
(Ahmedi erdhi nga Egjipti, 6 muaj më parë në Philip Morris Albania.)

Diti Zaimi, 29, Ekzekutive Marketingu për IQOS:

“Shumë ëndrra për të ardhmen, të bëjnë ndonjëherë të mos veprosh! E ardhmja është këtu dhe tani dhe çdo ditë është një eksperiencë unike për t’u bërë njeri më i mirë dhe i suksesshëm!” (Diti ka ardhur në kompani 5 vjet më parë, si pjesë e një projekti komunikimi)

Florjana Lleshi, 24, Analiste taksash-Kontabël:

“Kompanitë janë po aq unike sa dhe vetë individët. Gjithmonë do të gjendet dikush në tregun e punës që është në kërkim të cilësive që ne ofrojmë, por në të njëjtën kohë duhet të sigurohemi se dhe punëdhënësi është në gjendje të ofrojë atë për të cilën ne kemi nevojë: mbështetje për t’u zhvilluar, vlerësim të performancës dhe një kulturë gjithëpërfshirëse. Fatmirësisht, të gjitha këto vlera arrita ti gjej në Philip Morris.”(Florjana erdhi në Philip Morris si intern/praktikante në departamentin e financës, 2 vite më parë)

Erjona Mataj, 24, Ekzekutive për Shërbimin e Klientit:

“Nuk ndodh çdo ditë, të jepet shansi të punosh për një kompani që është duke u zhvilluar dhe duke u transformuar në mënyrë konstante, për të lënë gjurmën e saj në krijimin e një të ardhmeje më të mirë. Pjesa më e bukur është kur thjesht në një moment kupton që kultura e kompanisë, pa vetëdije, të ka ndryshuar dhe drejtuar dhe ty vetë drejt një versioni tënd më të mirë.”
(Erjona ju bashkua kompanisë 2 vjet më parë, në skuadrën digitale dhe një vit e gjysmë më pas, u rrit në detyrë në departamentin e ri, të produkteve inovatore.)