E-Albania, 13 shërbimet që do merren online nga 1 janari 2020

19/12/2019 10:08 AM 1 koment

Një urdhër i Ministrisë së Drejtësisë përcakton se prej datës 1 janar 2020 janë të paktën 13 shërbime që do të ofrohen vetëm online. Bëhet fjalë për të gjitha dokumentet administrative që shërbejnë si dokumentacion shoqërues për marrjen e shërbimeve elektronike dhe që duke nisur nga viti i ardhshëm do të ofrohen dhe do të shkëmbehen vetëm elektronikisht përmes Sistemit të Qarkullimit të Dokumenteve me Nënshkrim Elektronik.

Bahet fjalë për aplikim për ekspert gjykate, vërtetim për ekspert gjykate vlerësim i ekspertëve në gjykata që janë pjesë e Ministrisë së Drejtësisë. Ndërkaq lidhur me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve përmes E-Albania do të sigurohet vërtetim hyrje-dalje nga burgu, vërtetim i periudhës së burgut, vërtetim i gjendjes gjyqësorë. Tek Agjencia e Trajtimit të Pronave janë dy dokumente që do të sigurohen online :ankesë dhe trajtim i dosjes me specialistin përkatës pranë ATP-së, si dhe aplikim për statusin dhe problematikat e shqyrtimit të dosjes.

Për Agjencinë e Mbikëqyrjes së Falimentit aplikim për licencimin e administratorëve të falimentit dhe aplikim për rinovimin e licencës së administratorëve të falimentit.

Nga Drejtoria e Përgjithshme e përmbarimit përmes E Albania do të sigurohet aplikim për vërtetimin e detyrimeve përmbarimore kurse për QBZ shitjet online të botimeve të QBZ dhe abonimet vjetore për botimet e QBZ do të sigurohen nga faqja online e Qendrës së Publikimeve Zyrtare.

Urdhri ngarkon Sekretarin e Përgjithshëm, si dhe drejtuesit e institucioneve të varësisë së përcaktuar në këtë urdhër, të cilët lëshojnë dokumente që janë shoqëruese për aplikimet që do të jenë vetëm on-line, të aplikojnë menjëherë për t’u pajisur me nënshkrim elektronik, nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania.

Këtyre të fundit u përcaktohet qartë afati që duhet të respektojnë për të informuar ministrinë për hapat që kanë hedhur. “Ngarkohen titullarët e drejtorive brenda aparatit të Ministrisë së Drejtësisë dhe titullarët e institucioneve të varësisë, që brenda datës 24.12.2019 të informojnë, mbi konfirmimet për aplikimet e kryera në portalin qeveritar e-Albania.9. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm, që brenda datës 27.12.2019, të raportojë pranë ministrit të Drejtësisë, mbi aplikimet e kryera” thuhet në urdhrin e Ministrisë së Drejtësisë. Kjo e fundit përcakton se nga institucionet duhet të bëhet edhe fushatë informimi i publikut.

 

1
Komente

avatar
1 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
1 Comment authors
0685598688 Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
0685598688
Guest
0685598688

Mir beni por na ipni autorizim te lvizim ne fashen e lejuar se kemi pun me cfar ta mbajm familjen me ajer