E-albania, më pak përdorues të rinj të regjistruar gjatë qershorit

13/07/2018 10:12 AM 0 komente

Gjatë muajit qershor, në portalin e-albania janë regjistruar 21,821 përdorues të rinj, sipas statistikave të publikuara në këtë portal. Një muaj më parë, numri i përdoruesve të rinj ishte 26, 409.

Numri i përdoruesve të aplikacionit mobile në muajit qershor ishte 15,072, ndërsa një muaj më parë, numri i përdoruesve të aplikacionit mobile ishte 16,009.

Sipas statistikave periodike mujore të portalit e-albania, edhe gjatë qershorit, shërbimi i certifikatës familjare ishte më i përdoruri nëpërmjet portalit, si dhe nëpërmjet aplikacionit mobile. Ndërsa në vend të dytë, ishte gjenerimi i kartës së shëndetit nëpërmjet portalit.

Për sa i përket aplikacionit mobile, shërbimi i dytë më i përdorur ishte deklarimi i dhe pagesa e kontributit nga punëdhënësi, me 3381 përdorime të këtij shërbimi, ndërsa nëpërmjet portalit ky shërbim është përdorur 6,246 herë.

Një tjetër shërbim që kryhet nëpërmjet portalit e-albania është edhe aplikimi për leje ndërtimi. Gjatë muajit qershor numri i aplikimeve për leje ndërtimi ishte 1267, më i ulët krahasuar me muajin e kaluar ku kishte 1309 aplikime për leje ndërtimi.

Ndryshe nga muaji i kaluar, gjatë qershorit një ndër shërbimet më të përdorura në portalin qeveritar ishte informimi për notat e provimeve të maturës. Ky shërbim njohu mbi 18 mijë përdorime nëpërmjet portalit dhe rreth 2364 nëpërmjet aplikacionit mobile.

Drejt shërbimeve online

Me zhvillimet e shpejta teknologjike, të gjitha shërbimet po orientohen drejt dixhitalizimit të tyre. Një pjesë e mirë e shërbimeve po jepen online. Pritet që në muajt në vijim, portali të shtojë edhe 80 shërbime të reja.

Megjithate, në portalin e-Albania prej muajit prill mund të gjeni 13 shërbime të reja elektronike, me pagesë, të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT), të projektuara dhe të investuara nga AKSHI.

Marrja e online, sipas faqes zyrtare të e-albania,  e Vërtetimeve të bizneseve kanë sjellë një kursim kohe prej 14,000 orësh pritje në radhë (llogaritur me mesatarisht një kohë pritjeje prej 15 minutash në sportel).

Nëpërmjet e-shërbimeve të reja të DPT-së, bizneset mund të kryejnë online një sërë pagesash si: 

 

  • Detyrime Globale/Penalitetet
  • Tatim mbi të Ardhurat Personale të Biznesit të Vogël
  • Tatim i Lojërave të Fatit
  • Taksat Kombëtare
  • Tatim i mbajtur në Burim
  • Tatim mbi Vlerën e Shtuar
  • Tatim i Thjeshtuar mbi Fitimin
  • Tatim mbi të Ardhurat nga Punësimi
  • Tarifat Kombëtare
  • Tatim Fitimi
  • Renta Minerare
  • Tatim mbi të Ardhurat Personale
  • Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore

 

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of