Sipas Salesforce, numri i blerësve online është rritur me 40%. Markat dhe shitësit me pakicë po zhvillojnë fushata dhe ulje të mëdha për të nxitur kërkesën dhe për të likuiduar inventarët
Fluturon shopping online, për shkak të emergjencës së koronavirusit, në atë pikë që numri i e-shopper (blerësve online) është rritur me 40% dhe se blerjet janë më të larta krahasuar edhe me sezonin e fundvitit. Kjo është tabloja që shihet në “Q1 Shopping Index”(Indeksi i blerjeve në tremujorin e parë) të Salesforce, realizuar falë të dhënave të më shumë se 1 miliard konsumatorëve në të gjithë botën.
Më në detaje, në tremujorin e parë2020 është regjistruar një rritje e të ardhurave me 20% (në të njëjtën periudhë të 2019-s, rritja ishte 12%); rritje e trafikut dixhital, 16%, dhe rritje e shpenzimeve për blerës, 4%. Në periudhën mes 10 – 20 mars, në veçanti, kur nisi edhe qëndrimi i detyruar i njerëzve në shtëpi, shpenzimet për mallra thelbësore nëpërmjet kanaleve dixhitale u rritën me 200%.
“Megjithëse rritja që vjen nga blerjet online nuk e kompenson humbjen e madhe, si rezultat i shitjeve të humbura fizike, gjithsesi po ndihmon në frenimin pjesërisht të humbjeve – lexohet në studim. Kjo do të vijojë edhe kur konsumatorët t’i rikthehen normalitetit me të cilin ishim mësuar para pandemisë”.
Mallrat për shtëpinë regjistruan një rritje të paprecedentë prej 51% me bazë vjetore, ndjekur nga veshje sportive, +31%, dhe lodra dhe lojëra +34%.
“Markat dhe shitësit me pakicë po zhvillojnë fushata dhe ulje të mëdha për të nxitur kërkesën dhe për të likuiduar inventarët. Pavarësisht paqartësisë ekonomike, është e qartë se megjithëse njerëzit duhet të punojnë dhe të kalojnë kohën e tyre të lirë në shtëpi, dëshirojnë të ndihen edhe më mirë. Mund të jenë orendi të thjeshta për ta bërë ambientin e shtëpisë më të rehatshëm apo veshje për të punuar më komod në shtëpi – konsumatorët po shpenzojnë përtej asaj që është thelbësore, duke përfituar nga zbritjet në dispozicion të tyre”.
Edhe pse është ende herët për të bërë një bilanc të humbjeve të trafikut fizik në planin afatgjatë, të dhënat e para – thekson Salesforce – tregojnë një ndryshim të rëndësishëm të sjelljes së konsumatorëve.
“Deri sa kërkesa për mallra thelbësore dhe zinxhirët e furnizimit të nisin të stabilizohen, furnizuesit e produkteve të kopshtarisë dhe kujdesit për shtëpinë, dyqanet artizanale, lodrat dhe kompanitë për veshjet sportive me shumë gjasa do të shohin rritje në muajin prill. Ndër të tjera, shpenzimet nëpërmjet kanaleve dixhitale do të vijojnë rritjen, veçanërisht pasi gjeneratat e vjetra të mësohen me blerjet online”.
Edhe pse është ende herët për të bërë një bilanc të humbjeve të trafikut fizik në planin afatgjatë, të dhënat e para – thekson Salesforce – tregojnë një ndryshim të rëndësishëm të sjelljes së konsumatorëve.
“Deri sa kërkesa për mallra thelbësore dhe zinxhirët e furnizimit të nisin të stabilizohen, furnizuesit e produkteve të kopshtarisë dhe kujdesit për shtëpinë, dyqanet artizanale, lodrat dhe kompanitë për veshjet sportive me shumë gjasa do të shohinrritje në muajin prill. Ndër të tjera, shpenzimet nëpërmjet kanaleve dixhitale do të vijojnë rritjen, veçanërisht pasi gjeneratat e vjetra të mësohen me blerjet online”.