Qeveria italiane ka shtrirë në të gjithë vendin masat tashmë aktive në Lombardi dhe në 14 provinca të tjera në lidhje me emergjencën e Coronavirus, duke filluar nga e marta në mëngjes dhe deri në 3 prill.
E gjithë Italia do të jetë zonë e mbrojtur. Shkollat dhe universitetet do të jenë të mbyllura deri në 3 prill. Ndalohen të gjitha manifestimet sportive dhe grumbullimet e tjera. Qytetarët nuk këshillohen të dalin nga shtëpia, përveçse në raste emergjente.
Masat drastike janë marrë pas të dhënave se koronavirusi po vazhdon të përparojë në të gjithë Italinë. Numri I të vdekurve ka arritur në 463, me 97 pesona që kanë humbur jetën në vetëm në 24 orë, ndërsa janë shtuar dhe 1.600 të sëmurë.