Linja ajrore me kosto të ulët EasyJet do të fillojë fluturimet nga aeroporti Malpensa në Milano, drejt kryeqytetit të Shqipërisë Tirana më 28 nëntor, tregon orari i fluturimit të kompanisë.
Fluturimet do të operojnë dy herë në javë, të enjten dhe të dielën dhe biletat tashmë janë në dispozicion për shitje. Një lajm i mirë vjen për të gjithë udhëtarët. Sipas faqes zyrtare të kompanisë, një pasagjer me datë 28 nëntor, do të ketë mundësi të udhëtojë për 40.57 dollarë, që janë 4382.9 lekë.
I njëjti fluturim, me dy linjat e tjera që mundësojnë fluturime direkte, janë rreth 10-20 % më shtrenjtë. Fluturimi me Fly Ernest kushton 45 euro për një pasagjer, vetëm vajtje, ndërsa me Blue Panorama rreth 60 euro.
EasyJet gjithashtu kryen fluturime aktualisht nga Gjeneva e Zvicrës për në Tiranë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Nga Podgorica jane 25 euro, qenkan keput