Ecuria financiare e PPP-ve, miratohet udhëzimi për monitorimin

18/12/2019 4:05 PM 0 komente

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka miratuar një udhëzim që ndalet në mënyrën sesi raportohen dhe monitorohen kontratat konceisonare dhe ato të partneriteteve publike dhe private në aspektin financiar dhe jo financiar. Referuar këtij dokumenti thuhet se qëllimi është përcaktimi   i rregullave standarde, procedurave, afateve që duhet të   ndiqen   në   procesin   e raportimit   dhe të monitorimit   të   ecurisë   dhe të performancës financiare    dhe    jofinanciare    të    kontratave    të koncesionit/PPP,nga     të     gjitha autoritetet kontraktuese.

I njëjti udhëzim nënvizon se procesi  formal  i  raportimit  mbi ecurinë e monitorimit  të kontratave    koncesionare/PPP kërkon   përgatitjen   e   të paktën   4   raporteve periodike  të  monitorimit  në  vit  për  ecurinë dhe performancën    financiare    dhe    jofinanciare    të kontratave tëkoncesionit/PPP,si dhe të një raporti vjetor   monitorimi   mbi   ecurinë   e   termave   të kontratës së koncesionit/PPP.

Drejtoritë përgjegjëse të koncesioneve duhet që të raportojnë sipas formateve të miratuara brenda datës 10 të muajit pasardhës të periudhës tremujore.

Udhëzimi i financave parashikon edhe hartimin e një raporti të përmbledhur vjetor i cili është  një dokument  i  ministrisë përgjegjëse  për  financat që përfshin mbledhjen dhe raportimin e të dhënave të ecurisë    dhe të performancës    financiare    dhe jofinanciare të kontratave të koncesionit/PPP,i cili synon  të  sigurojë  që  risqet  kryesore  fiskale  nga kontratat  e  koncesionit/PPP  janë  identifikuar  dhe raportuar në mënyrë sistematike. “Ky raport përmban elementet si më poshtë:-Një pamje të përgjithshme të portofolit aktual të  koncesioneve/PPP-ve(vlera  totale  e  projekteve me  koncesion/PPP,  numrin  e  kontratave,  statusin e projekteve dhe burimin e financimit). Gjithashtu, nëpërmjet RVP-së do të sigurohet edhe një rishikim i  ndryshimeve  në  portofolin  e  PPP-ve  (numrin  e projekteve  me  ndryshime  të  statusit  të  projektit, vlerat e përditësuara të kontratave nëse ka).-Një përshkrim të performancës së portofolit të koncesioneve/PPP (statistika mbi treguesit financiarë dhe jofinanciarë të projektit,si: statistika mbi ndërtimin, statistikat specifike të performancës së  sektorit  etj.).

Gjithashtu, ne  këtë  seksion  do  të paraqitet  një  përmbledhje  e  pagesave  buxhetore  të parashikuara dhe atyre të realizuar sipas PBA-së, si dhe    risqet    qe    rrjedhin    nga    këto    kontrata koncesioni/PPP,  nëse  janë  materializuar  apo  jo, impaktin në buxhetin e shtetit dhe probabilitetin që kanë për të ndodhur. Ky  raport  përcillet  pranë  Drejtorisë  përgjegjëse për Menaxhimin e Buxhetit,brenda datës 10 maj të çdo  viti  buxhetor  dhe  përbën  një  aneks  të  raportit vjetor  të  konsoliduar  të  zbatimit  të  buxhetit  për vitin  paraardhës,në  përputhje  me  legjislacionin  në fuqi për menaxhimin e sistemit buxhetor” sanksionohet në udhëzim.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of