Kancelari austriak Sebastian Kurz do të nxisë Bashkimin Europian për të futur një “pasaportë të gjelbër” për njerëzit që kanë mbrojtje ndaj koronavirusit.
“Ne kemi nevojë për një “pasaportë të gjelbër” për të gjithë ata që janë vaksinuar ose kanë imunitet”, tha Kurz përpara një samiti dy-ditoreme udhëheqësit europianë mbi pandeminë.
“Ne kemi nevojë për liri për të udhëtuar përsëri brenda Bashkimit Europian, pa marrë parasysh nëse është për arsye biznesi apo private. Dhe ne duam të kemi mundësinë të kthehemi te ngjarjet kulturore, në gastronomi, në restorante e hotele, dhe ne duam ti shijojë ato”.
Europa Qendrore është bërë zona më e nxehtë e kontinentit, me Austrinë që po përpiqet të frenojë shperthimin e varianatit të ri, të identifikuar më parë në Afrikën e Jugut dhe Republikën Çeke, vendin fqinjë që po përballet me mungesë të shtretërve në spitale.
Kurz tha se ai do të prezantonte propozimin e tij në samitin e BE-së të enjten dhe se ai shpresonte për një zgjidhje europiane.
Nëse pasaporta e gjelbër nuk arrin të tërheqë mbështetjen e të gjithë bllokut, ai tha se ajo mund të prezantohet në një shkallë më të vogël.
Turizmi në Austri përbën një pjesë të rëndësishme të ekonomisë së vendit, tha Kurz, dhe për këtë arsye futja e një pasaporte të tillë të gjelbër është “jashtëzakonisht e rëndësishme”.
Disa destinacione përfshirë Seychelles, Qipron dhe Rumaninë tashmë kanë hequr karantinën për turistët në gjendje të provojnë se janë vaksinuar. Vende të tjera, të tilla si Islanda dhe Hungaria, janë të hapura për njerëzit që janë rikuperuar nga Covid-19.
Më herët edhe Greqia ka bërë thirrje që BE të miratojë pasaportën e vaksinës/CNN