Alphabet Inc (GOOGL.O), shoqëria mëmë e Google, do të shkurtojë 12 mijë vende pune (e barabartë me 6% të forcës së punës), deklaroi në një mesazh drejtuesi ekzekutiv, dërguar stafit të tij.
Këto janë shkurtimet më të fundit që trondisin sektorin e teknologjisë dhe vijnë vetëm disa ditë pasi rivali Microsoft Corp (MSFT.O) tha se do të largonte nga puna 10 mijë punonjës.
Shkurtimet e vendeve të punës prekin ekipet në të gjithë kompaninë, duke përfshirë rekrutimin dhe disa funksione të korporatës, si dhe disa ekipe inxhinierike dhe produktesh.
Pushimet nga puna janë globale dhe ndikojnë menjëherë te stafi i SHBA-së, tha Google.
Lajmi vjen në një periudhë pasigurie ekonomike, si dhe premtimesh teknologjike, në të cilën Google dhe Microsoft kanë investuar në një zonë të re të softuerit të njohur si Inteligjenca Artificiale gjeneruese.
“Jam i sigurt për mundësinë e madhe që kemi para nesh falë forcës së misionit tonë, vlerës së produkteve dhe shërbimeve tona dhe investimeve të hershme në Inteligjencën Artificiale”, deklaroi Sundar Pichai, CEO i Alphabet./ Reuters