Edhe një i vdekur nga koronavirusi në Kosovë, numri shkon në 7

09/04/2020 10:59 PM 0 komente

Edhe një person ka vdekur si pasojë e koronavirusit në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për një person 71-vjeçar nga komuna e Gjilanit.

“Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar sonte se sot më 09.04.2020 në orët e mbrëmjes, në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike, ka vdekur pacienti Z.I, i lindur më 1948 nga komuna e Gjilanit, i diagnostikuar me COVID 19”, thuhet në njoftim.

Sipas Ministrisë, pacienti është pranuar në Klinikën Infektive me datën 31.03.2020 në gjendje të rëndë dhe kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Kjo është vdekja e shtatë nga Covid-19 në Kosovë.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe kryetari i Komunës së Gjilani, Lutfi Haziri.

Ai ka thënë se lajmin e kanë marrë nga Klinika Infektive në Prishtinë dhe bëhet fjalë për një 74 vjeçar.

“Dita28. Sapo jemi njoftuar se në Klinikën Infektive në Prishtinë, ka ndërruar jetë Z.Sh, 74 vjeç, i diagnostifikuar më 25 mars me #Covid19. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, Vrapçiqit dhe të gjithë qytetarëve të komunës së Gjilanit. Ceremonia mortore do të organizohet nesër nga familja e Këshilli i Bashkësisë Islame dhe ju lutemi që ta respektoni vullnetin e familjes dhe thirrjen institutucioneve për mospjesëmarrje në varrim”, ka shkruar ai.

Haziri ka thënë se ky rast i rëndë, duhet të i vetëdijësojë të gjithë të vetëpërmbahen, të mos dalin pa arsye, të kenç kujdes dhe ta kujtojnë që përdorimi i masave mbajtëse është jetë.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of