Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë e rendisin Shqipërinë të tretën në Europë, pas Letonisë dhe Lituanisë sa i përket normës së vrasjeve në raport me popullsinë. Për vitin 2017, Shqipëria sipas OBSH kishte 3.4 vrasje për 100 mijë banorë. https://apps.who.int/gho/data/view.main.VIOLENCEHOMICIDEv
Vrasjet më të lartë në Europë ndodhin në Letoni, me 5.9 për 100 mijë banorë, të ndjekura nga Letonia, me 5.1 për 100 mijë banorë.
Shqipëria është e treta në Europë dhe për vrasjet e grave, me 2 për 100 mijë banorë.
Të dhënat historike tregojnë se niveli më i lartë ishte në 2005-n, me 5.9 vrasje për 100 mijë banorë, por në atë periudhë Shqipëria renditej e pesta në Europë, pasi Estonia dhe Gjeorgjia kishin një nivel më të lartë vrasjesh. Në gjithë Europën konstatohet se vrasjet janë më të ulëta se një apo dy dekada më parë.
Sqarimi i INSTAT
Ndwrkohw INSTAT, nw njw njoftim pwr shtyp ka bwrw tw ditur se referuar një publikimi të Eurostat mbi numrin e vdekjeve nga sulmet në raport me popullsinë, ku Shqipëria nuk është pjesë e këtij artikulli, por wshtw krahasuar nga tw dhwnat e INSTAT sqaron se ky krahasim nuk qëndron sepse të dhënat e INSTAT i referohen të dëmtuarve nga vrasjet, të dhëna administrative nga Policia e Shtetit, ndërsa Eurostat i referohet vdekjeve nga sulmet, të dhëna nga shkaqet e vdekjeve.
Informacioni mbi vdekjet nga sulmet, i cituar në artikullbazohet në statistikat e shkaqeve të vdekjeve, siguruar nga Eurostat në linkun: https://ec.europa.eu/eurostat/en/web/products-eurostat-news/-/DDN-20200902-1
Këto të dhëna i referohen statistikave të shkaqeve të vdekjeve bazuar në Klasifikimin Ndërkombëtar të Sëmundjeve(ICD-10) dhe nuk ka të dhëna për Shqipërinë. Artikujt në media citojnë të dhëna për Shqipërinë mbi viktimat nga vrasjet bazuar në statistikat e krimeve dhe drejtësisë penale të INSTAT. Këto të dhëna i referohen personave të dëmtuar nga vrasjet me dashje, të dhëna të cilat sigurohen nga Policiae Shtetit. Për sa më sipër, nuk mund të bëhen krahasime midis Shqipërisë dhe vendeve në Europë, pasi metodologjia dhe definicionet ndryshojnë midis statistikave të shëndetësisë mbi shkaqet e vdekjeve dhe statistikave të krimeve mbi vrasjet me dashje. Të dhënat e cituara në material, të cilat përkojnë me të dhënat e INSTAT, bëjnë fjalë për persona të dëmtuar nga vrasjet me dashje dhe jo për viktimat nga sulmet (shkaqet e vdekjeve ICD-10).
https://www.monitor.al/shqiperia-e-treta-ne-europe-per-vrasjet-ne-raport-me-popullsine/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.