Për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdarë do të duhet që të prisni deri në katër orë. Këto janë matjet e fundit të cilat janë bërë nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar. Kolonat arrijnë deri në 100 metra në hyrje kurse në dalje 1200 metra. Qendra Kosovare për Menaxhim Kufitar i ka inkurajuar bashkatdhetarët që të shfrytëzojnë pikën kufitare të Mutivodës.
Pikat kufirare të Kosovës këto ditë kanë qenë thuajse çdoherë të ngarkuara me kolona të gjata të automjeteve, si pasojë e ardhjes së bashkatdhetarëve në Kosovë.
Edhe sot Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se kolona të gjata janë shkaktuar në Merdare mbi dy kilometra në dalje kurse deri në 100 metra në hyrje. Pritjet në këtë pikë kanë qenë deri në katër orë në dalje ndërsa në hyrje deri në një orë.
Edhe në pikë kalimin te Dheu i Bardhë, kolona deri në 200 metra janë shkaktuar në dalje. Pritjet në këtë pikë janë deri në një orë në dalje kurse në hyrje deri në 10 minuta.
Në pikë kalimin Muçibabë janë shkaktuar kolona deri në 50 metra në dalje kurse pritjet janë deri në 20 minuta.
Ndërsa në Vërmicë, kolonat janë deri në 20 metra në hyrje dhe në dalje, kurse pritjet deri në 10 minuta.
Kurse në pikë kalimet tjera kolona nuk ka.
Për të përcjellë në kohë reale gjendjen në pikë-kalimet kufitare qytetarët mund të informohen duke klikuar në Web faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
https://mpb.rks-gov.net/QKMK.aspx
Kurse, në një njoftim që ka bërë kjo Qendër ka kërkuar që bashkatdhetarët të shfrytëzojnë pikën kufitare të Mutivodës.
Ata përmes një postimi në Facebook, thonë se për të shmangur pritjet e gjata në Pikën Kufitare Merdarë, bashkatdhetarët mund të përdorin pikat tjera kufitare përfshirë edhe atë në Mutivodë.
“QKMK inkurajon të gjithë bashkatdhetarët që po vijnë në vendlindje dhe po ashtu që po kthehen, të shfrytëzojnë edhe PKK Mutivodë dhe Pikat tjera të Kalimit Kufitar, për shkak të pritjeve të gjata në PKK Merdarë”./Monitor.al/.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.