Suedia dhe Luksemburgu janë të fundit qëe i bashkohen listës në rritje të shteteve që pezullojnë përdorimin e vaksinës së Covid-19, të zhvilluar nga Oxford-AstraZeneca, pas shqetësimeve për efektet e mundshëm anësorë.
Ministria Suedeze e Shëndetësisë ka vendosur të ndërpresë vaksinimin me AstraZeneca ndërsa vaksina është duke u hetuar nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe ekuivalenti i saj Suedez.
Sot gjithashtu, Luksemburgu njoftoi se ka vendosur të “pezullojë përkohësisht” vaksinimin me vaksinën AstraZeneca.
“Kjo është një masë paraprake, në pritje të rezultatit të testeve nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) në një numër problemesh të gjakut që kanë ndodhur tek njerëzit e vaksinuar me vaksinën AstraZeneca,” tha qeveria e Luksemburgut në një deklaratë.
“Vaksinimet me vaksinën AstraZeneca do të pezullohen në Luksemburg derisa të përfundojë vlerësimi i komitetit të sigurisë së EMA-s. Vlerësimi pritet më vonë gjatë kësaj jave”.
Udhëzimet e mëparshme nga EMA kanë thënë se përfitimet e vaksinës tejkalojnë çdo rrezik të mundshëm dhe numri i njerëzve që zhvillojnë mpiksjen e gjakut pas vaksinimit nuk është i lartë ngë krahasim me popullatën e përgjithshme.
Të gjitha vendet që kanë pezulluar vaksinën AstraZeneca si një masë paraprake:
- Danimarka
- Norvegjia
- Islanda
- Bullgaria
- Irlanda
- Holandë
- Gjermania
- Italia
- Franca
- Spanja
- Portugalia
- Suedia
- Luksemburgu
- Estonia
- Letonia
- Lituania
- Austria
- Indonezia
- Republika Demokratike e Kongos
- Rumania
- Tajlanda
- Qipro
- Sllovenia. Burimi: Al Jazeera