Nga data 6 deri më 8 Prill 2023, Expocity Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Bashkinë e Tiranës, organizojnë edicionin e 5-të të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit “Expo Tourism International Fair”.
Ky aktivitet kushtuar një prej industrive më të rëndësishme në Shqipëri dhe rajon do të jetë një platformë unike komunikimi për sektorin e turizmit, duke bërë së bashku kërkesën dhe ofertën e të gjitha palëve të interesuara me në fokus shkëmbimin e informacionit të vlefshëm për të ardhmen e turizmit në vend dhe krijimin e mundësive të shkëlqyera në funksion të promovimit të Shqipërisë, si destinacion gjatë 365 ditëve në rajon dhe botë.
Shtete si Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Armenia, Greqia, Turqia, Anglia, Polonia, Austria, Gjermania, Norvegjia, Holanda dhe Bullgaria do të ofrojnë eksperiencën e tyre dhe një dritare më shumë bashkëpunimi për bizneset e këtij sektori në Shqipëri.
Gjatë ditëve të panairit do të zhvillohen takime të rëndësishme B2B dhe B2C duke ndërtuar një event referues për këtë sektor, ku të gjithë pjesëmarrësit do të munden të prezantojnë dhe promovojnë produktin e tyre dhe të lidhin marrëveshje të reja e afatgjata.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.