126 e-maile. Ky është numri i e-maileve që priten të dërgohen nga një punonjës në ditë gjatë këtij viti. Ju duken shumë? Mos harroni se ne shpenzojmë 28 për qind të kohës sonë gjatë një jave në dërgimin e e-maileve.
Ndërkohë që supozohet se e-mailet janë një prej elementëve që ndikojnë më pozitivisht në rritjen e produktivitetit të një punonjësi, për një numër të madh ndodh e kundërta, ata janë një mjet që ndikon në shpërqëndrimin e tyre. Nëse ju ishit duke u marrë me realizimin e një detyre të caktuar dhe e lini atë për të kontrolluar postën tuaj elektronike, duhet të kini parasysh se juve do t’ju duhen rreth 23 minuta për t’u marrë sërish me atë ishit duke bërë përpara se të kontrollonit e-mailet tuaja.
Nëse doni që edhe ju të mos bëni pjesë në grupin e atyre punonjësve ndaj të cilëve e-maili shërben si një mjet shpërqendrimi, ndiqni këshillat e mëposhtme:
Evitoni të kontrolloni e-mailin tuaj sapo të arrini në punë
Edhe pse një këshillë e till mund të tingëllojë disi e çudithshme, këshillohet që ju të mos kontrolloni e-mailin tuaj sapo të arrini në punë. Në vend të kësaj ju duhet të organizoni të gjitha punët tuaja, duke u përqendruar në listën tuaj të prioriteteve dhe ë pas të kontrolloni postën tuaj elektronike.
Pastrojeni për ditë inboxin tuaj
Ju nuk ken ipse të ruani çdo e-mailqë merrni apo dërgoni. Në këtë mënyrë ju do ta keni shumë të vështirë për të menaxhuar postën tuaj elektroni sepse ajo do të mbingarkohet me e-maile të panevojshme. Prandaj çdo ditë në fund të saj fshini e-mailet e parëndëishme apo me të cilat mendoni se keni mbaruar punë dhe se nuk do t’i ktheheni më në të ardhmen.
Shmangi sa më shumë të mundeni cc
Shmangni sa më shumë të mundesni vendosjen në cc të personave të cilët nuk kanë pse të jenë në dijeni për një e-mail të caktuar. Mendojeni si për veten tuaj, si do të ndiheshit ju sikur e-maili juaj të bombardohej me e-maile të parëndësishme për ju?
Grupojini e-mailet në kategori
Nëse ju do t’i gruponi e-mailet tuaja në kategori të ndryshme, ju do ta keni shumë herë më të lehtë kur do të kërkoni një e-mail të caktuar.