Kur fëmijët luajnë videolojëra të ndryshme, truri i tyre është në lëvizje të vazhdueshme.
Në shumë videolojëra, aftësitë që duhen për të kaluar nga një nivel në nivelin tjetër kërkojnë një nivel shumë të lartë mendimi, i cili mbi të gjitha, nuk mësohet në shkollë.
Ja se cilat janë disa prej efekteve pozitive të videolojërave te fëmijët:
1. Zhvillimi i logjikës dhe i zgjidhjes së problemeve të ndryshme. Kur një fëmijë luan videolojëra të ndryshme, ai e stërvit trurin për të gjetur mënyra sa më krijuese për t’u dhënë atyre zgjidhje.
2. Rritje e përqendrimit. Sipas Defense News, akademi të ndryshme ushtarake po i përfshijnë videolojërat e tyre në stërvitjet e ushtarëve për të përmirësuar dhe për të rritur nivelin e përqendrimit. E njëjta gjë vlen edhe për fëmijët.
3. Planifikim dhe menaxhim efikas i burimeve. Edhe pse terma të tillë mund të duken të çuditshëm kur bëhet fjalë për fëmijët, ato janë më se të vërteta, sidomos në lidhje edhe me videolojërat. Fëmijët – lojtarë mësojnë sesi t’i menaxhojnë burimet në mënyrën më të mirë, sidomos kur ato janë në limitet e tyre.
4. Zhvillon aftësitë multitasking të fëmijëve.
5. Të mendojnë, të analizojnë dhe të marrin vendime në kohë rekord.
6. Zvogëlojnë marzhin e gabimeve. Sipas një studimi të fundit të kryer nga Universiteti i Rochester-it, videolojërat i ndihmojnë fëmijët që të marrin vendime brenda një kohe të shkurtër por njëkohësisht duke bërë edhe më pak gabime, sepse në të kundërt ata nuk do të kalojnë në nivelin tjetër të lojës.
7. Planifikim strategjish. Steve Johnson, autor i librit “Everything Bad is Good For You”, shprehet se fëmijët që luajnë videolojëra bëhen shumë të aftë në planifikimin e shpejtë të strategjive që u duhen për të kaluar nivelet e lojës që po luajnë.
8. Rritje e aftësive në të lexuar. Përpara se fëmijët të luajnë apo të kalojnë nga një fazë e lojës në fazën tjetër, ata duhet të lexojnë me shpejtësi që të kuptojnë udhëzimet.
9. Nuk dorëzohen. Videolojërat ndikojnë duke i bërë fëmijët që të mos dorëzohen lehtë. Edhe pse ata mund ta kenë humbur fazën e tyre të parë të lojës, ata nuk dorëzohen, por ngulin këmbë për ta fituar atë dhe për të kaluar në fazën tjetër.
10. Përthithin në mënyrë shumë të shpejtë informacionin vizual. Një studim i kryer nga qendra mjekësore “Beth Israel” në Nju Jork arriti në përfundimin se mjekët që kishin luajtur tri ditë në javë videolojëra, ishin 37% më të saktë në ndërhyrje kirurgjikale se kolegët e tyre që nuk kishin luajtur fare me videolojëra. Të njëjtin ndikim, videolojërat kanë edhe te fëmijët, të cilët i fiksojnë shumë më shpejt informacione të ndryshme vizuale në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre që nuk luajnë.
11. Zhvillojnë aftësinë për të vepruar nën presion
12. Zhvillojnë aftësitë se si t’u përgjigjen sfidave të ndryshme
13. Zhvillojnë aftësitë për të bashkëpunuar me moshatarë të tjerë, sidomos kur bëhet fjalë për lojërat në grup.
Burimi: TED