Efekti i tërmetit në tregtinë me pakicë, INSTAT:  Më pak shitje në tetor-dhjetor

12/03/2020 12:10 PM 0 komente

Në tetor dhjetor indeksi i volumit të shitejeve në tregtinë me pakicë krahasuar me tremujoin parardhës pësoi një rënie modeste prej 0.1 për qind. Edhe pse nuk jepet qartë një arsye mbi këtë rënie ajo që ka ndikuar ciklin e zhvillimit të disa sektorëve vitin e shkuar ka qenë situata me tërmetet e 21 shtatorit dhe 26 nëntorit.

INSTAT raportoi se pavarësisht kësaj në tremujorin e katërt 2019, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë shënoi 123,2, duke u rritur 3,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Ndryshimi vjetor në indeksin e volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë

“Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, indeksi i volumit të shitjeve ka pësuar rritje prej 3,7 %, kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm.

Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve, është rritur 2,6 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2018.

Indeksi i volumit të shitjeve, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 4,4 %, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës.

Në grupin “Tregti hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara“, indeksi i volumit të shitjeve është rritur 4,8 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2018.

Ndikimi i grupeve në tregtinë me pakicë

Ndryshimi vjetor i indeksit të volumit të shitjeve, në tregtinë me pakicë në tremujorin e katërt 2019, është 3,9 %. Të tre grupet kanë ndryshim pozitiv në indeksin e volumit të shitjeve.

Grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” ka kontribuar me +0,5 pikë përqindje. Grupi “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” me +1,9 pikë përqindje dhe grupi “Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” me +1,5 pikë përqindje.

 

Ndryshimi tremujor në indeksin e volumit të shitjeve i përshtatur sezonalisht në tregtinë me pakicë

Në tremujorin e katërt 2019, indeksi i volumit të shitjeve i përshtatur sezonalisht, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara”, është rritur me 0,2 %, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve përshtatur sezonalisht, është rritur me 0,6 %, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Indeksi i volumit të shitjeve i përshtatur sezonalisht, në tregtinë me pakicë, për grupin “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është ulur me 0,9 %, kundrejt tremujorit të mëparshëm.

Në grupin “Tregti me pakicë hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara“, indeksi i volumit të shitjeve, përshtatur sezonalisht, është ulur 2,6 %, kundrejt tremujorit të tretë 2019” raporton INSTAT.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of