Shkencëtarët kilian paralajmërojnë se vaksina Sinovac e Kinës, e cila po përdoret gjerësisht në botën në zhvillim, ofron mbrojtje “shumë të dobët” deri pas dozës së dytë.
Studimi i 10.5 milionë njerëzve tregoi se vaksina ishte vetëm 16 për qind efektive në mbrojtjen nga infektimi me Covid pas marrjes së dozës së parë, duke u rritur në 67 për qind pas dozës së dytë.
Efikasiteti fillestar i ulët ndihmon për t’iu përgjigjur pyetjes shqetësuese me të cilën përballet Kili: pse vendi po përjeton një rritje të rasteve, pavarësisht nga fakti që ka ai ka pasur numrin më të lartë të vaksinimeve në botë? “Me vetëm një dozë, ne e dimë që mbrojtja është shumë e dobët”, tha për Wall Street Journal, Claudia Cortés, eksperte e sëmundjeve infektive në Klinikën Santa Maria në kryeqytetin kilian, Santiago.
Mbrojtja e ulët nga doza e parë e Sinovac do të thotë se fushata e vaksinimit të Kilit pritet të zgjasë shumë më tepër sesa parashikimet fillestare, por zyrtarët shëndetësorë ende mendojnë se afër 70 për qind e popullsisë së rritur do ta kenë përfunduar këtë proces plotësisht deri në qershor ose korrik.
Numri i rasteve ditore në Kili arriti një rekord të lartë në fillim të këtij muaji, duke u rritur në më shumë se 9,000 për herë të parë që nga fillimi i pandemisë. Njësitë e kujdesit intensiv në spitale janë mbingarkuar, ndërsa pjesës më të madhe të 19 milion banorëve të vendit, të cilët në janar dhe shkurt u inkurajuan të shihnin miqtë dhe të afërmit gjatë pushimeve verore në hemisferën jugore, u është thënë të kthehen në izolim.
Ekspertët e shëndetit publik thonë se kilianët e ulën vëmendjen në shkurt dhe mars, duke menduar se programi i vaksinimit do të thoshte se kërcënimi i virusit ishte zvogëluar dhe se ata mund të rifillonin jetën e tyre normale sociale. “Nuk u shpjegua qartë që iu duheshin dy doza – që duhet të prisni”, tha Dr Cortés.
Qeveria e Kilit e ka mbrojtur përdorimin e saj të vaksinës Sinovac, duke treguar efikasitetin e saj të lartë pas dy dozave, me argumentin se infektimet janë ulur te punonjësit shëndetësorë të vendit dhe të moshuarve.
Qeveria është përballur me një sfidë shtesë të përhapjes së variantit më ngjitës P1, i cili mendohet se është shfaqur në shtetin fqinjë të Brazilit në Amazonas në nëntor, dhe që atëherë është përhapur në të gjithë kontinentin e Amerikës së Jugut.
Sinovac Biotech, me qendër në Pekin, tha se ka shpërndarë 260 milionë doza të vaksinës në mbarë botën. Më shumë se 60 për qind është dërguar në vendet jashtë Kinës.
Kompania ka marrë porosi totale jashtë shtetit për më shumë se 450 milionë doza të CoronaVac. Brazili, Indonezia, Turqisë dhe Kili janë midis blerësve më të mëdhenj.
Në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka pasur pikëpyetje të ngjashme në lidhje me një tjetër vaksinë kineze, të bërë nga kompania Sinopharm. Në mars, një numri të vogël të njerëzve iu dha një dozë e tretë e vaksinës pasi testet treguan se kishin nivele të ulëta të antitrupave pas dy dozave.
Muajin e kaluar George Gao, kreu i Qendrës Kineze të Kontrollit të Sëmundjeve, tha se vendi i tij po konsideronte të bënte ndryshime te vaksinat për të “zgjidhur problemin që efikasiteti. . . nuk është i lartë. ” Komentet e Gow-it në një konferencë në Chengdu u hoqën shpejt nga të gjitha faqet e mediave sociale kineze./The Times