Qeveria egjiptiane ka treguar se ajo nuk do e rinovojë marrëveshjen e tranzitit-tregtare me Turqinë, kur ajo të përfundojë në fund të këtij muaji. Zhvillimi nënkupton se eksportuesit turq duhet të gjejnë një mënyrë alternative për dërgimin e mallrave drejt kombeve të Lindjes së Mesme, me kanalin e Suez-it identifikuar nga ministria e ekonomisë, si alternativa e vetme për transportin e mallrave drejt vendeve në gadishullin arabik. Ministria thotë se kanali i Suezit mund të jetë e vetmja zgjidhje epraktike pavarësisht kostos së lartë, qe do te shtoje 500 dollare amerikane kostos per kamion ne transportin e mallrave drejt vendeve te Gjirit. Turqia aktualisht dërgon rreth 10,000 ngarkesa me kamion në vit drejt Lindjes së Mesme. Kur kamionëve turk iu desh të braktisnin rrugën e tregtisë nëpërmjet Sirisë drejt Jordanit dhe për në vendet e Gadishullit Arabik për shkak të luftës civile në Siri, u nënshkrua një marrëveshje me Egjiptin për krijimin e një rruge transporti tranzit lidhur nga anijet Ro-Ro Ro- Ro. Marrëveshja Ro-Ro i mundësoi eksportuesve turq të anashkalonin Kanalin e Suezit dhe të mbanin nën kontroll rritjen në kostot e tyre të transportit në eksportet e rajonit.