CIES, qendra e studimeve të futbollit ndërkombëtar, u përpoq të bëjë një parashikim të mbështetur në statistika. Studimet tregojnë se ekipet kombëtare me më shumë futbollistë që luajnë në skuadra të nivelit të lartë kanë më shumë mundësi të fitojnë trofe.
Sipas CIES Football Observatory Weekly Post, nr. 340, vlerësimet mbështeten duke llogaritur nivelin sportiv mesatar të klubeve në të cilat luajnë futbollistët e përzgjedhur në ekipe kombëtare që do të marrin pjesë në kompeticionin europian këtë verë,
Favoritja e madhe, pa surpriza, është Franca. Pas Kampionëve të Botës në Fuqi, është Gjermania dhe Spanja. Në vend të katërt renditet Anglia. Në fund të renditjes, ekipi i Maqedonisë së Veriut dhe Finlanda. Grupi F është më i ndërlikuari, me tre skuadra ndër pesë të parat favorite.
Vlera maksimale është regjistruar për futbollistët e ekipit anglez (2.496 minuta), ndërsa ajo më e ulët është regjistruar në Ukrainë (mesatarisht 1.390 minuta në kampionatin e vendit për futbollist).
Me moshë mesatare 24,9 vjeç më 1 qershor, Turqia është ekipi më i ri. Ajo lë pas Anglinë (25,2 vjeç) dhe Uellsin (25,5 vjeç). Në ekstremin tjetër gjejmë Suedinë (29,2 vjeç), ndjekur nga Belgjika (29,1 vjeç) dhe Sllovakinë (28,2 vjeç). Kacper Kozlowski, i lindur më 16 tetor 2003, është lojtari më i ri,ndërsa portieri holandez Maarten Stekelenburg (22.09.1982) është lojtari më i vjetër në moshë.
Burimi: CIES