Kupa e Botës Katar 2022 nisi dje me fazën e parë në grupe. Ashtu si klubet, edhe Federatat synojnë të nënshkruajnë sa më shumë marrëveshje tregtare, për të rritur të ardhurat dhe për të pasur më shumë burime në dispozicion për aktivitetet e tyre. Marrëveshjet më fitimprurëse, në mënyrë të pashmangshme, janë ato me sponsorët teknikë.
Po cilat janë ekipet kombëtare që fitojnë më shumë prej sponsorëve. Pyetjes përpiqet t’i japë përgjigje SportBusiness, që ka klasifikuar Federatat duke u mbështetur tek të ardhurat nga sponsorët. Nuk ka asnjë surprizë në pesë ekipet kombëtare që renditen të parët: Gjermania, Franca, Anglia, Italia dhe Spanja.
Me 17 sponsorë, Federata Gjermane arkëton rreth 130 milionë euro në vit. Nga këto, 50 milionë euro vijnë nga marrëveshja me sponsorin teknik, Adidas. Në vend të dytë, Federata Franceze (13 sponsorë), me 92 milionë në sezon. Nga këto, 50.5 milionë vijnë nga marrëveshja fitimprurëse me Nike.
Në podium edhe Anglia, me 88.4 milionë euro (37 milionë nga marrëveshja me Nike). Në vendin e katërt, Italia, me mjaft diferencë. Federata Italiane fiton 42.7 milionë euro në vit (më shumë se 18 milionë nga Puma). Megjithatë Federata synon të dyfishojë të ardhurat nga sponsori teknik në të ardhmen e afërt).
Është e qartë se të ardhurat nga sponsorët teknikë përbëjnë pjesën më të madhe për gjithë federatat.
Klasifikimi / Ekipet, të ardhurat nga sponsorët
Gjermani – 130 milionë euro (17 sponsorë)
Francë – 92 milionë euro (13 sponsorë)
Angli – 88,4 milionë euro (23 sponsorë)
Itali – 42,7 milionë euro (25 sponsorë)
Spanjë – 39,5 milionë euro (14 sponsorë)