Ekonomia amerikane krijoi 4.8 milion vende pune në qershor

03/07/2020 10:10 AM 0 komente

Ndërsa vendi vazhdon të luftojë me pandeminë e koronavirusit dhe disa shtete vijojnë të kenë një rritje të rasteve të reja, shkalla e papunësisë ra me 11,1 për qind ndërsa ekonomia amerikane shtoi 4.8 milion vende pune në qershor.

Pavarsisht kësaj 1.4 milion amerikanë paraqitën për herë të parë sigurimin e papunësisë javën e kaluar.

Të dhënat ishin shumë më mirë sesa kishën parashikuar ekonomistët. Po ashtu edhe shkalla e papunësisë ra më shumë seç pritej. Ky ishte muaji i dytë radhazi i rritjes, pas më shumë se 20 milionë vende pune të zhdukura në prill gjatë mbylljes për shkak të pandemisë.

Rihapja e ekonomisë po lehtëson barrën në tregun e stresuar të punës në Amerikë. Por ekonomia amerikane mbetet në një recesion të thellë dhe një rikuperim i plotë i tregut të punës shihet larg.

Amerika po merret me një krizë të rëndë të papunësisë dhe miliona njerëz po mbështeten në ndihmat e qeverisë./CNN

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of