REVISTA MONITOR
MONITOR MAGAZINE
Revista Monitor
Login
Friday / 22 January, 2021
Facebook RSS
  • Profili
  • Financë
    • Banka
    • Fiskale
    • Mikrofinancë
    • Leasing
    • Sigurime
    • Real Estate
    • Borxhi Publik
    • Buxheti
    • Faktoring
    • Politika Monetare
    • Personale
  • Biznes
    • Energji
    • Shëndetësi
    • Industriale
    • Media & Advertising
      • Media
      • Advertisers
      • Agency
      • Professional studio
    • Tregeti me Pakice
    • Transport
    • Telekomunikacion
    • Teknologji
    • Teknologji Informacioni
  • Ekonomi
    • Speciale
    • Lindje e Mesme
    • Agroindustri
    • Bujqësi
    • Eksporte
    • Institucione Nderkombetare
    • Investime
    • Prona
    • Te Ndryshme
    • Tregetia e Jashtme
    • Turizem
  • COVID-19
  • Bota
    • Europa
    • Te Tjera nga Bota
    • SHBA
    • Azi
    • Rajoni
  • Kosova
  • Menaxhim
    • Karriera
    • Edukim
      • Tarifat
      • Masterat
      • Doktoraturat
    • Sipërmarrje
    • Profil
    • Rekrutim
  • Kërkime
  • Kontakt
editorial
Përmbytjet e (pa)parashikuara
Coronavirus në Shqipëri
Statistikat e fundit →
KARRIERA
Gabimi i parë i të rinjve kur ndjekin pasionin e tyre
Abonohuni:
Print
Online

Video Monitor Ekonomi

play_btn

Profesionet që do të kërkohen dhe paguhen më shumë në 2021

30 mijë punonjës më pak. Puna po zhvendoset online

Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on Google+
Google+
Share on LinkedIn
Linkedin
Email this to someone
email
Print this page
Print

[shikoni]

Më të Lexuarat e Javës

  • Kuponi i obligacioneve 10 vjeçare rritet lehtë në 5.38%
  • MSH: 581 raste të reja dhe 5 humbje jete
  • Kërkesa për energji po plotësohet tërësisht nga prodhimi vendas
  • MSH: 670 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orë
  • Pasojat e Covid-19, arkëtimet buxhetore rënie me 292 mln euro më 2020
  • 474 raste të reja, 7 persona humbin jetën  
  • Sa do të jetë paga maksimale nga janari; Bizneset e individët do paguajnë 37 mln euro më shumë sigurime
  • Autoriteti i Konkurrencës mbyll pa ndëshkime hetimin ndaj katër bankave më të mëdha në vend
  • 586 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit
  • Bie numri i të infektuarve, 292 raste të reja dhe 4 viktima
Jeni duke lexuar EDITORIAL
Ekonomia, apo shëndeti?!

Në valën e dytë të koronavirusit, e gjithë bota është vënë sërish përpara zgjedhjeve të vështira. Rritja e rasteve po ushtron presion mbi sistemet shëndetësore edhe të vendeve të zhvilluara, duke shtyrë shumë vende drejt kufizimeve të pjesshme, por duke i rezistuar një mbyllje të plotë, për shkak të pasojave karastrofike që kjo kishte në ekonomi. Por, me dimrin përpara, situata mbetet e vështirë dhe të paktën deri në janar, mund të dalë edhe jashtë parashikimeve.

Në Shqipëri, të dhënat e fundit tregojnë se virusi po godet me gjithë fuqinë e tij. Në tremujorin e tretë, vdekjet ishin 30% më të larta sesa mesatarja e 2011-2019, sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, duke sugjeruar se kosto në jetë të humbura është të paktën dy herë më e lartë sesa ajo që deklarohet. Me emergjencën shëndetësore në kulmin e saj, tremujori i fundit pritet të jetë me shifra edhe më të rënda.

Ashtu si dhe në valën e parë, për të gjitha shtetet, përparësia kanë qenë njerëzit. Jeta është e çmuar dhe nuk kthehet më, ndërsa ekonomia rikuperohet, të paktën brenda një periudhe dyvjeçare mund të rikthehet në nivelet e parakrizës, sipas vlerësimeve të institucioneve ndërkombëtare. Kjo përqasje besohet se do të vijojë të mbizotërojë edhe në muajt në vijim, pavarësisht pasojave të rënda që mund të ketë në ekonomi.

Ndaj, në gjithë botën, roli i shtetit po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, si për të menaxhuar krizën shëndetësore akute, ashtu dhe për të lehtësuar rimëkëmbjen ekonomike dhe për të menaxhuar pasojat afatgjata që do të mbeten në ekonomi, që nga ngadalësimi i rritjes, papunësia, shtimi i varfërisë etj. Në të njëjtën kohë, kriza i ka dhënë theks më të madh aftësisë së qeverive për të marrë vendime të politikave të shëndosha, për të mobilizuar burimet e nevojshme dhe për të koordinuar veprimet ndërmjet palëve të interesuara të shumta (si në nivelin e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar).

Fatkeqësisht, Shqipëria po çalon shumë në këtë drejtim. Një raport i fundit i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) thekson se qeverisja efektive është thelbësore për të ofruar një rikuperim elastik dhe gjithëpërfshirës. Raporti konstatoi se në vitin 2020, mirëqeverisja është përkeqësuar në mënyrë domethënëse në Shqipëri, përfshirë dhe eficiencën e gjykatave dhe në perceptimin e korrupsionit dhe stabilitetit politik.

Sipas raportit të BERZH, nënkomponentët e ndryshëm të indeksit të qeverisjes tregojnë se qeveritë ende duhet të bëjnë më shumë për të përmirësuar komunikimin me qytetarët e tyre, për t’i bërë shpenzimet publike më transparente dhe për të forcuar kapacitetin për politikëbërje të shëndosha.

“Monitor” e ka ngritur vazhdimisht shqetësimin për shpërdorimin që i bëhet parave të buxhetit, që realisht janë fondet e derdhura nga taksapaguesit. Edhe përpara krizës, menaxhimi fiskal i buxhetit linte shumë për të dëshiruar. Rendja drejt projekteve të Partneritetit Publik-Privat me raport të dyshimtë kosto-përfitime ka rritur rrezikun për financat publike (pagesat jashtë bilancit që duhen kryer në dekadat në vijim janë rreth 9.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto). Borxhi nuk u arrit të ulej, duke e lënë Shqipërinë pa një amortizator në momentin që ndodhën fatkeqësitë natyrore, si tërmeti i 26 nëntorit dhe kriza e paprecedentë e COVID-19.

Dhe ajo që është më e keqja edhe se, në periudha të vështira, shpërdorimi vazhdon dhe transparenca është minimale. Buxheti vijon të jetë në shkelje të ligjit, duke prokuruar tenderë pas datës 15 tetor (një vendim i qeverisë përcakton se pas datës 15 tetor të çdo viti buxhetor, njësitë e qeverisjes së përgjithshme nuk mund të publikojnë njoftimin për prokurimin e mallrave/punëve/shërbimeve, të cilat nuk janë përfshirë në Regjistrin e Prokurimeve Publike, deri në këtë datë).

Ndryshe nga individët që po kursejnë për një ditë të vështirë (si në Shqipëri, edhe në vende të tjera, depozitat po arrijnë nivel rekord), qeveria, në mënyrë të papërgjegjshme, po kërkon të shpenzojë paratë e taksapaguesve për projekte elektorale.

Transparenca dhe presioni i taksapaguesve për mirëmenaxhimin e parave të tyre tashmë janë më të rëndësishme se kurrë. Ndaj, për Shqipërinë, zgjedhja e dilemës në të cilën është futur e gjithë bota, në fakt është e thjeshtë: Shëndeti dhe mirëqeverisja!

Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on Google+
Google+
Share on LinkedIn
Linkedin
Email this to someone
email
Print this page
Print

Komente

avatar
avatar
  Subscribe  
Notify of

© 2021 — Revista Monitor | Media Union
wpDiscuz