Ekonomia britanike do të gëzojë rritjen e saj më të shpejtë në më shumë se 70 vjet në 2021, ndërsa kufizimet e Covid-19 të hiqen, sipas Bankës së Anglisë.
Ekonomia pritet të zgjerohet me 7.25% këtë vit, me para shtesë qeveritare për punonjësit dhe bizneset, duke ndihmuar kështu në kufizimin e humbjeve të vendeve të punës. Kjo do të ishte rritja më e fortë që kur filluan të dhënat zyrtare në 1949. Megjithatë, ajo vjen pas tkurrjes prej 10% që pësoi ekonomia vitin e kaluar, njëkohësisht edhe në rënien më e fortë në 300 vitet e fundit. Politikëbërësit e bankave gjithashtu mbajtën normat e interesit në një rekord të ulët prej 0,1%.
Banka pret që rimëkëmbja të rritet me këtë ritëm pasi rihapja e rrugëve konsiderohet si një bum në drejtim të shpenzimeve minimale. Përhapja e shpejtë e vaksinave në MB pritet të mbështesë besimin e konsumatorit, me ekonominë që pritet të kthehet në nivelin e saj para-pandemisë, përpara fundit të këtij viti.
Andreë Bailey, Guvernatori i Bankës së Anglisë, e krahasoi zgjerimin e shpejtë me rritjen e parë gjatë Revolucionit Industrial dy shekuj më parë, kur fabrikat filluan të përdorin procese të reja prodhimi. “Unë nuk mendoj se kemi pasur një rikthim të kësaj natyre, sigurisht në kohët modern”, tha ai.
Ndërsa Z. Bailey paralajmëroi që rritja e prodhimit vetëm sa do të kthente ekonominë e MB-së në nivelin e saj të vitit 2019, ai shtoi se “Duke pasur parasysh atë që ka kaluar ekonomia, ky është një lajm i mirë”.
Më pak humbje pune
Kancelari Rishi Sunak njoftoi në Buxhetin e marsit se skema e ardhshme, e cila subvencionon pagat e punonjësve, do të zgjatet deri në fund të shtatorit. Z. Bailey tha se zgjatja do të ndihmonte për të kufizuar rritjen e papunësisë “në mënyrë të konsiderueshme”. Banka pret që niveli i papunësisë të arrijë kulmin në 5.5% më vonë gjatë këtij viti. Kjo është shumë poshtë nivelit prej 7.75% të parashikuar në muajin shkurt.
Ajo pret që “shumica e punonjësve” të kthehen në punë ndërsa ekonomia të fillojë të rihapet. Numri i njerëzve që punojnë pritet të bjerë në 2.75 milionë në tre muaj deri në qershor, nga pesë milionë që ishte në fillim të këtij viti.
Të shpenzosh apo të kursesh?
Familjet kanë kursyer më shumë se 150 miliardë paund shtesë gjatë vitit të kaluar pasi më shumë njerëz kanë punuar nga shtëpia, veçanërisht ata që kanë më shumë të ardhura. Banka pret që ata të shpenzojnë rreth 10% të kësaj paraje shtesë pasi ekonomia të kthehet në normalitet.
Sidoqoftë, më shumë se gjysma e atyre të anketuar nga Banka thanë se do t’i mbanin paratë në kursime, duke sugjeruar që shumë familje do të vazhdojnë të tregojnë kujdes në lidhje me perspektivën ekonomike. Banka gjithashtu sugjeroi që pagat ka të ngjarë të mos rriten shumë këtë vit. Ndërsa më pak biznese janë duke ngrirë pagat, Banka tha se shumica po jepnin rritje ndërmjet 1.5% dhe 2%.
Inflacioni, i matur nga indeksi i çmimeve të konsumit (IÇK), aktualisht qëndron në 0.7%. Megjithatë, kjo pritet të rritet ndjeshëm drejt synimit të Bankës prej 2% në muajt e ardhshëm mes një rritje të çmimeve të energjisë.
Kryeekonomisti në largim Andy Haldane votoi për një ulje të programit lehtësues sasior të Bankës për të mbrojtur rrezikun e mbinxehjes së ekonomisë. Megjithatë, banka theksoi se nuk do të rriste normat e interesit derisa të kishte “prova të qarta” që rimëkëmbja ishte e qëndrueshme./BBC