Ekonomia e Kinës po rritet përsëri pas periudhës së saj më të keqe tre-mujore në dekada, një shenjë kjo që mund të shërbejë për rikuperimin global pas koronavirusit.
Ekonomia e dytë më e madhe në botë u rrit me 3.2 për qind në periudhën prill-qershor krahasuar me një vit më parë, sipas statistikave të qeverisë të publikuara sot.
Ky është tregues më i mirë se rritja prej 2.5 për qind që analistët e “Refinitiv” prisnin. Gjithashtu do të thotë që Kina po i shmanget recesionit.
Në tremujorin e parë, ekonomia prej 14 trilionë dollarësh u tkurr me 6.8 për qind, rënia më e keqe që prej vitit 1992 kur Kina fillojë të publikojë shifrat ekonomike.
Kjo ishte edhe hera e parë që Kina raportoi një tkurrje ekonomike që nga viti 1976.
Rritja e këtij tremujori do të konfirmonte se “rimëkëmbja pas virusit ka filluar në Kinë, të paktën një deri në dy të katërtat para pjesës tjetër të botës”, shkruajnë analistët.
Kina, epiqendra e hershme e shpërthimit të virusit dhe e para në botë që vendosi masa drastike për të parandaluar përhapjen e tij, ishte gjithashtu edhe ekonomia e parë në botë që u rihap./CNN