Ekonomia e Kinës u rrit me një rekord prej 18.3 për qind në tremujorin e parë të vitit 2021 në krahasim më të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kjo është rritja më e madhe e prodhimit të brendshëm bruto, që kur Kina ka filluar të mbajë regjistrimet tremujore në vitin 1992.
Në tremujorin e parë të vitit 2020, ekonomia e Kinës u tkurr me 6.8% për shkak të bllokimeve në të gjithë vendin në kulmin e shpërthimit të Covid-19.
“Ekonomia kombëtare bëri një fillim të mirë,” tha Byroja Kombëtare e Statistikave të Kinës.
“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se epidemia e Covid-19 është ende duke u përhapur globalisht dhe peizazhi ndërkombëtar është i ndërlikuar me pasiguri dhe paqëndrueshmëri të lartë”, shtoi ajo.
Shifrat e tjera kryesore të publikuara nga departamenti i statistikave gjithashtu treguan për një rritje të vazhdueshme, por janë gjithashtu jashtëzakonisht të larta sepse ato krahasohen me numrat jashtëzakonisht të dobët të vitit të kaluar.
Prodhimi industrial për marsin u rrit me 14.1% nga viti në vit, ndërsa shitjet me pakicë me 34.2%./BBC