Ekonomia e Kinës u rrit më shumë sesa pritej vitin e kaluar, edhe pse pjesa tjetër e botës u përmbys nga pandemia e koronavirusit.
Ekonomia e dytë më e madhe në botë u zgjerua me 2.3 për qind në vitin 2020 krahasuar me një vit më parë, sipas statistikave të qeverisë të publikuar këtë të hënë.
Kjo është shkalla më e ngadaltë e rritjes vjetore të Kinës në dekada, që nga viti 1976 ku prodhimi i brendshëm bruto u tkurr me 1.6 për qind gjatë një periudhe trazirash sociale dhe ekonomike.
Por gjatë një viti kur një pandemi zhyti ekonomitë kryesore të botës në recesion, Kina ka dalë qartazi në krye.
Zgjerimi gjithashtu tejkaloi pritjet. Për shembull, Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikoi që ekonomia e Kinës do të rritet më 1.9 për qind në vitin 2020.
Ritmi i rimëkëmbjes gjithashtu po përshpejtohet. Ekonomia e Kinës u rrit 6.5 për qind në tremujorin e fundit të 2020 krahasuar me një vit më parë, sipas qeverisë. Kjo është më e shpejtë se rritja prej 4.9 për qind e regjistruar në tremujorin e tretë./CNN