- PBB-ja e tremujorit të parë për 2021 u rrit me një normë 6.4%, pak më poshtë vlerësimit të Dow Jones.
- Ajo shënoi ritmin e dytë më të shpejtë për rritje që nga tremujori i dytë i vitit 2003 dhe u tejkalua vetëm gjatë TM3 në vitin 2020.
Sipas Departamentit të Tregtisë amerikane, aktiviteti ekonomik lulëzoi në fillim të viti 2021. Produkti i brendshëm bruto, shuma e të gjitha mallrave dhe shërbimeve të prodhuara në ekonomi, u rrit me 6.4% në tre muajt e parë të vitit në një bazë vjetore. përveç rritjes së tremujorit të tretë të vitit të kaluar, kjo ishte periudha më e mirë për PBB-në që nga tremujori i tretë i 2003. Ekonomistët e anketuar nga Dow Jones kishin kërkuar një rritje prej 6.5%. TM4 i vitit 2020 u përshpejtua me një normë prej 4.3%. “Padyshim që konsumatori amerikan po fuqizon ekonominë dhe bizneset po investojnë fuqimisht”, tha Mark Zandi Kryekonomist në Moody’s Analytics.
Në një raport të veçantë, Departamenti i Punës tha se pretendimet fillestare të papunësisë ranë në një normë të ulët të epokës së pandemisë gjatë javës së kaluar, por numri ishte më i lartë se sa pritej. Rritja e PBB-së erdhi si pasojë e një sërë faktorësh, duke përfshirë këtu rritjen e konsumit personal, investimet fikse rezidenciale dhe jorezidenciale dhe shpenzimet qeveritare.
Konsumatorët, të cilët zënë 68.2% të ekonomisë, përshpejtuan shpenzimet me 10.7% në tremujor, krahasuar me një rritje prej 2.3% në periudhën e mëparshme. Shpenzimet u përqendruan kryesisht në mallra, të cilat u rritën me 23.6%, por shpenzimet për shërbimet, të cilat kishin qenë hallka që mungonte në rimëkëmbjen, përsëri u rritën me 4.6%.
Sa i tako mallrave, shpenzimet u rritën me 41.4% për mallra të qëndrueshme, si pajisjet dhe blerjet e tjera afatgjata. Shpenzimet e mëdha të konsumatorëve erdhën falë një raundi tjetër të kontrolleve stimuluese, këtë herë për 1,400 dollarë. Ndërsa shifrat tregojnë se shumë përdorën paratë për të shpenzuar, të dhënat gjithashtu tregojnë se një pjesë e mirë e popullsisë edhe kurseu, kjo pasi niveli i kursimeve u rrit në 21%, nga 13% në TM4.
“Me nivelin e lartë të kursimit, familjet kanë ende plot para dhe tani që kufizimet janë lehtësuar pasi programi i vaksinimit dëshmoi të ishte i suksesshëm, do t’i lejojë ata të rrisin shpenzimet për shërbimet më të prekura, shkroi Paul Ashworth, Kryekonomist amerikan në Capital Economics. Importet gjithashtu vazhduan të rriten, me 5.7%, ndërsa eksportet ranë me 1.1%.
Shpenzimet qeveritare dhe investimet u rritën me 6.3%, duke përfshirë një rritje prej 13.9% në nivelin federal dhe një fitim prej 1.7% nga shtetet dhe entitetet lokale. Inventarët ranë ndjeshëm, duke ruajtur 2.64 pikë përqindjeje nga fitimi i nivelit të lartë të PBB-së, kryesisht për shkak të shpenzimeve në SH.B.A. Sidoqoftë, kjo rënie në TM1 ka të ngjarë të rrisë numrat e përgjithshëm të rritjes më vonë.
“E vetmja zvarritje e vërtetë në ekonomi do të vazhdojë të jetë tregtia. Ne jemi duke blerë gjëra dhe pjesa tjetër e botës nuk po ecën me të njëjtin ritëm me ne”, tha Zandi.
Ende duke u rikuperuar
Shifrat e fundit pasqyrojnë një ekonomi që ka bërë hapa të mëdha që nga bllokimi i vitit 2020 që dërgoi më shumë se 22 milionë punonjës amerikanë në vijën e papunësisë dhe ndikoi që PBB-ja të zhytej me një 31.4% rënieje të paparë në TM2 të vitit 2020. Kjo u pasua nga një rikthim prej 33.4% në TM3. Sidoqoftë, Zyra e Kërkimeve Ekonomike ende nuk ka deklaruar fundin e recesionit pasi PBB-ja në dollarë nuk ka kaluar kulmin e saj të mëparshëm. Ndërsa rreth 14 milionë punonjës janë kthyer në vendet e tyre të punës që nga ajo kohë, Rezerva Federale vlerëson se një numër i lartë punonjësish kanë humbur vendet e tyre të punës, rreth 8.4 milionë. Gjithsesi shkalla e papunësisë ka rënë nga niveli i saj i lartë prej 14.7% në 6%, por kjo është ende mbi 3.5% në shkurt 2020.
Përpjekjet në tregun e punës vazhdojnë të ushqejnë politikën monetare lehtësuese. Rezerva Federale vuri në dukje se “treguesit e aktivitetit ekonomik dhe punësimit janë rritur kohët e fundit, megjithëse sektorët më të prekur nga pandemia mbeten ende të dobët. Kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell tha se ndërsa aktiviteti i strehimit është mbi atë që kishte qenë dhe pjesët e tjera janë rikuperuar afër niveleve para-pandemisë, rimëkëmbja mbetet “e pabarabartë dhe larg nga niveli që ne duam të arrijë”.
Nga ana fiskale, Kongresi ka alokuar rreth 5.3 trilionë dollarë drejt kompensimit të rritur të papunësisë së bashku me një sërë programesh të tjera shpenzimesh që ndihmuan në shtyrjen e deficitit buxhetor federal në 1.7 trilionë dollarë në gjysmën e parë të 2021 dhe e ka dërguar borxhin kombëtar në 28.1 trilionë dollarë. Kongresi po shqyrton gjithashtu një plan infrastrukture prej 1.8 trilionë dollarësh nga Shtëpia e Bardhë. Rezerva Federale ka arritur gjithashtu të ulë normën e saj të huamarrjes afatshkurtër në gati zero dhe duke blerë obligacione me vlerë gati 4 trilionë dollarë./CNBC