Ekonomia franceze pritet të tkurret në një rekord prej 11 për qind këtë vit për shkak të krizës së koronavirusit, e cila është më e keqe se parashikimi i mëpërshëm i qeverisë për një tkurrje prej 8 për qind, deklaroi ministri i Financave Bruno Le Maire.
“Shoku është shumë brutal,” tha Le Maire ndërsa shtoi se ekonomia të do rritet sërish në vitin 2021.
Franca vendosi një nga pengesat më të rrepta të Europës përballë Covid-19 në mes të marsit dhe filloi heqjen e kufizimeve në 11 maj. Kafenetë, baret dhe restorantet u lejuan të rihapen të marten, por në Paris ato mbeten të kufizuara vetëm në ambientet e jashtme.
“Ne u goditëm shumë nga virusi, morëm masa efektive për të mbrojtur shëndetin e popullit francez, por ekonomia praktikisht u ndal për tre muaj,” tha Le Maire.
Me rreth 300 mijë kafene dhe restorante të rihapura, Le Maire tha se ata do të vazhdojnë të përfitojnë nga paketa mbështetëse qeveritare deri në fund të vitit në mbulimin e kostove fikse.
Qeveria ka rishikuar në mënyrë progresive dëmet e shkaktuara nga pandemia dhe vlerësimi i fundit do të përfshihet në një buxhet të rimëkëmbjes që do t’i paraqitet ministrave në 10 qershor.
Javën e kaluar, agjensia zyrtare e statistikave INSEE paralajmëroi se tkurrja ekonomike do të ishte shumë më e madhe se vlerësimi i mëparshëm i qeverisë prej tetë për qind, sepse lehtësimi i masave kufizuese do të ishte gradual përgjatë gjysmës së dytë të vitit.
Ministri tashmë ka shpallur plane mbështetëse specifike për sektorin e turizmit dhe industrinë e makinave këtë muaj. Ndërsa për industrinë e hapësirës ajrore një paketë po përgatitet në javët e ardhshme, e më pas do të vazhdohet me sektorët e ndërtimit.
Le Maire njoftoi gjithashtu se shitjet tradicionale të mes-vitit nga shitësit do të shtyheshin përsëri në 15 korrik në vend të 24 qershorit. Ai tha se vonesa ishte kërkuar nga pronarët e bizneseve të vogla të cilëve u duhej më shumë kohë për t’u përgatitur pasi të ishin të mbyllur për më shumë se dy muaj./France24