Shpenzimet më të larta shtetërore ndihmuan Gjermaninë të shmangte një recesion në tremujorin e katërt, sipas të dhënave, pasi eksportet nuk arritën të japin nxitje për një ekonomi të ngadalësuar.
Të dhënat e detajuara të lëshuara nga Zyra Federale e Statistikave konfirmuan se ekonomia ishte në stanjacion në tremujorin e katërt pas një tkurrjeje në muajt e mëparshëm.
Një pjesë e të dhënave treguan se shpenzimet e shtetit ishin rritur me 1.6 për qind, duke kontribuar me 0.3 pikë përqindjeje në rritjen ekonomike.
Eksportet dhe importet u rritën me 0.7 për qind secila në tremujor, duke mos dhënë asnjë kontribut në tregtinë neto .
Konsumi privat, i cili ka mbështetur ekonominë pasi eksporti dobësohet me ‘fërkimet’ tregtare dhe pengesat në regjistrimet e reja të makinave, u rrit me një nivel zhgënjyes 0.2 përqind dhe kontributi i tij në rritje ishte vetëm 0.1 pikë përqindjeje.
*Marrë nga Portali NewsNow.uk