Perspektivat për periudhën afatmesme janë më të këqijat, që nga viti 1990, thotë drejtori menaxhues i fondit.
Drejtori menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar (International Monetary Fundi) ka paralajmëruar, se ekonomia globale po përballet me vite rritje të ngadaltë ekonomike. Këto janë perspektivat afatmesme më të dobëta, në më shumë se 30 vjet.
Duke folur në Uashington përpara takimeve pranverore të Bankës Botërore dhe FMN javën e ardhshme, Kristalina Georgieva tha se ekonomia botërore do të zgjerohet me një normë mesatare vjetore 3%, gjatë pesë viteve të ardhshme.
Shifra është shumë nën parashikimin mesatar prej 3.8% të dy dekadave të fundit, si dhe shënon projeksionin më të dobët për rritjen afatmesme, që nga viti 1990.
Në dekadat që kanë pasuar që nga 1990, globalizimi ka ndihmuar në rritjen e normave të rritjes ekonomike, si dhe ka nxjerrë qindra miliona njerëz nga varfëria. Por, me proteksionizmin tregtar në rritje dhe tregjet e mëdha në zhvillim si Kina, ritmi i zgjerimit ekonomik global pritet të ngadalësohet.
Duke theksuar një temë të mundshme të takimeve javën e ardhshme, drejtori menaxhues i fondit tha se pengesat kryesore të rritjes, ishin duke rritur fragmentimin ekonomik dhe tensionet gjeopolitike.
Duke folur për pushtimin rus të Ukrainës, Georgieva tha: “Kjo fatkeqësi, jo vetëm që vret njerëz të pafajshëm; ajo gjithashtu përkeqëson krizën e kostos së jetesës dhe sjell më shumë uri në mbarë botën. Rrezikon të fshijë dividentin e paqes, që kemi gëzuar për tre dekadat e fundit, duke shtuar gjithashtu tensionet në tregti dhe financa.”
Perspektiva më e dobët do ta bënte “edhe më të vështirë uljen e varfërisë, shërimin e plagëve ekonomike të krizës Covid dhe ofrimin e mundësive të reja dhe më të mira për të gjithë.
Për tremujorët e ardhshëm, FMN po mbështet thirrjet nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (The Organisation for Economic Co-operation and Development, OECD) dhe organizata të tjera ndërkombëtare për bankat qendrore, që të qëndrojnë në kurs me norma të larta interesi. Georgieva tha, se mposhtja e inflacionit ishte një bazë jetike, për një performancë më të mirë ekonomike afatmesme.
Dështimi i Silicon Valley Bank dhe Credit Suisse “ekspozoi dështime të menaxhimit të rrezikut në banka specifike, si dhe gabime të mbikqyrësve”, tha ajo, por shtoi se “politikbërësit kanë qenë jashtëzakonisht të shpejtë dhe gjithëpërfshirës në veprimet e tyre në javët e fundit”.
Paqëndrueshmëria e mëtejshme financiare, duhet të trajtohet nga bankat qendrore, që ofrojnë likuiditet të bollshëm për bankat, që përballen me vështirësi financimi, tha ajo. Por nëse trazirat përkeqësohen, ajo pranoi se autoritetet monetare, mund të duhet të heqin dorë nga ky qëndrim dhe të ulin normat.
Po të ndodhte kjo, bankat qendrore do të përballeshin me “kompetenca të vështira midis objektivave të tyre të inflacionit dhe stabilitetit financiar, si dhe përdorimit të mjeteve të tyre përkatëse”, tha ajo.
Georgieva tregoi se parashikimet më të fundit të rritjes së FMN-së, të publikuara javën e ardhshme, do të ndryshojnë pak nga ato të janarit. / The Financial Times