U zhvilluan diskutimet në Komisionin e Ekonomisë mbi projekt buxhetin e 2018 pa praninë e opozitës. Kjo e fundit, ka braktisur këtë seancë të sotme, duke argumentuar se nuk do të jenë pjesë e diskutimeve.
Relatori i pr. buxhetit Anastas Angjeli ka nisur fjalën e tij duke treguar tre karakteristika kryesore.
“Përcakton politikat dhe treguesit e vitit të ardhshëm. Karakteristikat mbështesin konsolidimin fiskal. Synojmë hapjen e negociatave, bashkëpunimi ka qenë i nevojshëm. Ka pasur zhvillim pozitiv edhe gjate vitit te kaluar. Ky buxhet është i konsoliduar ne periudhe afatmesme. Rritja ekonomike mbështetur mbi konsum dhe investime. Këtë vit investiment publike do të mbështesin rritjes. “- ka deklaruar Angjeli.
Karakteristikë tjetër, sipas tij, do të jetë mbështetja përmes buxhetit, reformat në sektorin e ujit, drejtësisë, administratën publike, turizëm, infrastrukturë, bujqësi, dixhitalizim etj.
Në fjalën e saj, deputetja Evis Kushi thekson se paketa reflekton angazhimin e qeverise. Paketa fiskale paraqet politikat qe do ndiqen gjatë vitit 2018, për zgjerimin e të ardhurave dhe përmirësimin e klimës së biznesit.
Kreu i Financave shqiptare Ahmetaj iu përgjigj pyetjes nga Haxhinasto për konkurrueshmërinë me rajonin për taksat. “ Për sa i përket kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, jemi të dytët me kosto më të ulët. Kosova e ka më pak se ne.”- tha ministri.
Nga ana tjetër, ai tregoi se sistemi i tatimit mbi të ardhurat ndjek një politikë sociale, shoqëruar me taksimin progresiv. “Jemi të vetmin në rajon që nuk taksojmë një fashë të gjerë të punësuarish. “- tha ai.
Dy ditë më parë, ministri Ahmetaj bëri prezantimin e projektligjit për buxhetin e shtetit për vitin 2018, në Komisionin e Ekonomisë, duke shprehur se synimi për vitin 2018 është vijimi i rritjes ekonomike, shoqëruar edhe me shtimin e investimeve publike.
“Buxheti i vitit 2018 është një buxheti i parë i mandatit tonë të dytë në qeveri. Është buxheti që nga njëra anë materializon arritjet kryesore të katër vjeçarit të parë, dhe nga ana tjetër reflekton objektivat tona kryesore në programin ekonomik 2017-2020 me një fokus të veçantë vazhdimin e rritjes ekonomike dhe investimeve publike, rritjes së të ardhurave, mbështetjes së reformave, uljes së borxhit dhe vazhdimit të konsolidimit fiskal”, – u shpreh z. Ahmetaj duke shtuar se shtyllat kryesore, në të cilat është konceptuar buxheti për vitin 2018: janë rritja ekonomike e lartë dhe vazhdimi i uljes së borxhit publik.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Bravo z.arben urime e suksese te metejshme paraqet realitetin ashtu sic eshte e nuk flet brockulla eshte opozita ajo qe nuk eshte ne rregull se ka marre anagzhim per te hedhur balte mbi cdo pune te mire.
hallal vzhdoni punen duket kush puno e kush bo gam gam…