REVISTA MONITOR
MONITOR MAGAZINE
Login
Revista Monitor
Wednesday / 3 March, 2021
Facebook LinkedIn Instagram YouTube RSS
  • Profili
  • Financë
    • Banka
    • Fiskale
    • Mikrofinancë
    • Leasing
    • Sigurime
    • Real Estate
    • Borxhi Publik
    • Buxheti
    • Faktoring
    • Politika Monetare
    • Personale
  • Biznes
    • Energji
    • Shëndetësi
    • Industriale
    • Media & Advertising
      • Media
      • Advertisers
      • Agency
      • Professional studio
    • Tregeti me Pakice
    • Transport
    • Telekomunikacion
    • Teknologji
    • Teknologji Informacioni
  • Ekonomi
    • Speciale
    • Agroindustri
    • Bujqësi
    • Eksporte
    • Institucione Nderkombetare
    • Investime
    • Prona
    • Te Ndryshme
    • Tregetia e Jashtme
    • Turizem
  • COVID-19
  • Bota
    • Europa
    • Te Tjera nga Bota
    • SHBA
    • Azi
    • Lindje e Mesme
    • Rajoni
  • Kosova
  • Menaxhim
    • Karriera
    • Edukim
      • Tarifat
      • Masterat
      • Doktoraturat
    • Sipërmarrje
    • Profil
    • Rekrutim
  • Kërkime
  • Kontakt
editorial
Një plan për vaksinimin!
Coronavirus në Shqipëri
Statistikat e fundit →
KARRIERA
Si të krijoni një mjedis pune eko-miqësor
Abonohuni:
Print
Online

Video Monitor Ekonomi

play_btn

A po ndryshon modeli ekonomik?

Share on Facebook
Facebook
Share on LinkedIn
Linkedin
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email to someone
email
Print this page
Print

A po ndryshon modeli ekonomik?

Share on Facebook
Facebook
Share on LinkedIn
Linkedin
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email to someone
email
Print this page
Print

[shikoni]

Më të Lexuarat e Javës

  • CoSolve-19 në mbështetje të Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme në Shqipëri
  • Nxitet përdorimi i teknologjisë në biznese më 2020, u rritën investimet në TIK dhe shitjet online
  • Fiskalizimi: Si të veproni kur data e faturës nuk është e njëjtë me datën e furnizimit të mallrave
  • Shqipëria virtuale vs. asaj reale
  • Aplikimi për anëtarët e Bordit të Mbikëqyrjes Publike: Kriteret që duhen plotësuar
  • Ligji i ri i prokurimeve nis zbatimin nga 31 marsi, si do ndryshojnë procedurat e tenderëve
  • Bordi i Mbikëqyrjes publikon listën e kontabilistëve që kanë të drejtë të firmosin bilance dhe të ekspertëve të autorizuar
  • Pabarazia varfëron qytetet e mëdha, si po “shkërmoqet” Shkodra
  • Popullsia në pikiatë në 8 qarqe të vendit, kishin shtesë natyrore negative më 2020
  • Sa orë duhet të punojnë shqiptarët për të paguar faturën e internetit, të dytët më të shtrenjtë në Europë
Jeni duke lexuar EDITORIAL
Ekonomia nuk zhvillohet me koncesione
Share on Facebook
Facebook
Share on LinkedIn
Linkedin
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email to someone
email
Print this page
Print

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë. Bujqësia kontribuon në gati 19% të asaj që prodhon ekonomia në një vit, nga rreth 2%, që është mesatarja europiane. Ndërkohë, vendi i dytë pas nesh, është Kosova, me rreth 12% të PBB. Të punësuarit (në fakt të vetëpunësuarit) në bujqësi zënë gati 40% të totalit.

Në kontrast, vendi importon shumë produkte (të përpunuara, apo dhe direkte bujqësore) nga jashtë, kryesisht nga rajoni. Industria e qumështit, së fundmi, po sheh se i leverdis më mirë që të marrë qumësht gjysmë të përpunuar nga jashtë, sesa t’i hyjë andrallave të zinxhirit të prodhimit në vend.

Ky është vetëm një shembull se si ekonomia është vëtëformatuar, apo më saktë, është keqorientuar në 30 vitet e tranzicionit. Përparësitë konkurruese nuk janë shfrytëzuar, duke mos i nxitur bizneset të investojnë në sektorë të ekonomisë, që teorikisht do të rrisnin produktivitetin dhe do të nxisnin vlerën e shtuar të zinxhirit prodhues e eksportues në vend. Edhe sot, eksportuesit kanë si avantazh kryesor konkurrues koston e lirë të fuqisë punëtore!

Renditja e “Monitor 200 të kompanive më të mëdha sipas fitimeve” nxjerr në pah rrethin vicioz ku është futur ekonomia. Sipërmarrjet më fitimprurëse në vend (fitimi para taksave ndaj të ardhurave) janë bizneset që shfrytëzojnë ose një aset, ose një të drejtë ekskluzive shërbimi me koncesion. Fitimi i koncesionarëve ka rezultuar se është i garantuar, në mungesë të konkurrencës, që u mundëson kompanive të fiksojnë çmime më të larta, duke mos i shërbyer qëllimit final të ofrimit të së mirës publike me kosto sa më eficiente.

Aq më i diskutueshëm është dhe formati aktual i projekteve të Partneritetit Publik-Privat (PPP), ku është buxheti tashmë ai që garanton fitimet e kompanive private, teksa merr vetë rrezikun financiar. Në kontrast mungon analiza e kërkuar nga institucionet ndërkombëtare të vlerës për para, d.m.th sa i ka shërbyer ky partneritet së mirës publike, sa ka kursyer buxheti i shtetit, nëse do ta kishte kryer vetë këtë shërbim, dhe çfarë risku ka marrë përsipër privati.

Ekonomia ka probleme të mëdha strukturore, gjë që po evidentohet qartë në mungesën e konkurrueshmërisë dhe produktivitetit, me të gjitha renditjet ndërkombëtare që e nxjerrin Shqipërinë të fundit në Europë e rajon.

Është e natyrshme që vetë bizneset kanë interesa të ngushta dhe do të rendin drejt sipërmarrjeve që u garantojnë atyre kthim të sigurt dhe të lartë. Duhet të jetë shteti, që të orientojë politikat publike në interes të shumicës, që e ka mandatuar për të nxitur një zhvillim ekonomik gjithëpërfshirës dhe jo për të garantuar fitimet e një grushti biznesesh të caktuara.

Idetë dhe propozimet e biznesit nuk mungojnë. Me pak ndërhyrje në zinxhirin e vlerës, ekonomia mund të marrë kthesën që i duhet, gjithmonë nëse politikëbërja do të ketë vullnetin të ndryshojë qasjen e ngushtë, që e karakterizuar deri më sot.

Share on Facebook
Facebook
Share on LinkedIn
Linkedin
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email to someone
email
Print this page
Print

Komente

avatar
avatar
  Subscribe  
Notify of

© 2021 — Revista Monitor | Media Union
wpDiscuz