Ekonomia rritet, inflacioni mbetet i dobët?! BSH paralajmëron lehtësim të mëtejshëm të politikës monetare

01/11/2017 4:57 PM 0 komente

Kreditë e këqija në sektorin bankar kanë prekur nivelin 14.7 për qind në fund të shtatorit. Ka qenë kjo shifra që ka dhënë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko gjatë konferencës së mbajtur pas mbledhjes së Këshillit të Mbikëqyrjes. Ky këshill la të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun në 1.25% por Sejko theksoi se në çdo rast Banka e Shqipërisë është e gatshme për të lehtësuar më tej politikën monetare lehtësuese nëse kushtet do ta kërkojnë atë.

Inflacioni

Guvernatori theksoi se presionet inflacioniste mbeten të zbehta dhe inflacioni shënoi rënie për  3 mujorin e  tretë të vitit. “Inflacioni regjistroi normë mesatare vjetore 1.7 për qind në 3 mujorin e tretë me një rënie nga e dy tremujorët paraardhës. Kjo tendencë tregon se ekonomia shqiptare operon nën potencial dhe inflacioni mbete objekt I goditjes së ofertës” th Sejko. Sipas tij ky ngadalësim pasqyron rënien e inflacionit të ushqimeve për shkak të ofertës të rritur në vend.

Aktiviteti ekonomik

Banka e Shqipërisë vlerëson se përmirësimi aktivitetit ekonomik në vend është reflektuar në rënien e normës së papunësisë dhe rritje e shkallës së shfrytëzimit të kapaciteteve. “Ekonomia vijon të mbetet nën potecial çka frenon rritjen e pagave dhe kostove të prodhimit.  Ekonomia u rrit me 4.1 për qind në tremujorin e dytë të vitit. Kjo rritje u mbështet nga kërkesa e brendshme private, bilanci i shkëmbimeve, shpenzimet publike dhe investimet e huaja. Të dhënat e tërthorta tregojnë se aktiviteti ka vijuar të rritet me të njëjtat ritme edhe në 3 mujorin e tretë” të vitit.

Politika sipas Guvernatorit ka vijuar të japë efekt pozitiv duke ruajtur një mjedis financiar me norma të ulëta dhe likuiditet. Politika fiskale konsodliuese ndihmë ka qenë në ndihmë të saj. BSH vlerëson se këta faktorë do vazhdojnë të kenë rol në rritjen ekonomike në vend.

Tregjet financiare kanë vijuar të karakterizohen nga norma të ulëta. Kredia për sektorin privat u rrit 3.1 për qind në 3 mujorin e tretë ku vetëm portofoli në lekë u zgjerua me  9.7 për qind. Ajo që shihet si e veçantë është rritja e kredisë në korporata duke qenë se më herët rritja ka qenë tek tregtia me pakicë.

“Korrigjimi” i parashikimit

Banka e Shqipërisë vlerëson se perspektiva afatmesme mbetet pozitive për zhvillimin e ekonomisë. Inflacioni pritet të kthehet në objektiv brenda 6 mujorit të parë 2019. Banka ka rishikuar për lart rritjen ekonomike për 3 vite. Projeksioni më i larë për ekonominë  ka të bëjë me vlerësimin për ritmin potecial në përgjigje të përmirësimit strukturor të reformave.

Duke u ndalur tek rënia e nivelit të huave me probleme në 14.7% Sejko u bëri thirrje bankave që të ofrojnë politika më të favorshme dhe largpamëse në përgjigje të rritjes së kërkesës për kredi nga ana e biznesit.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of