Komisioni i Ekonomisë kalon në seancë plenare kandidaturën e Gent Sejkos, si guvernator i BSH-së. Sejko: Objektiv kryesor forcimi i kontrollit të brendshëm, auditimi nga anëtarë jo menaxhues të Bankës dhe rritja e transparencës ndaj Kuvendit dhe publikut…
Komisioni i Ekonomisë zhvilloi sot një seancë me kandidatin për Guvernator të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejkon, i cili po mban një prezantim të objektivave dhe punës që do kryejë në rast se votohet si Guvernator.
Sejko e nis fjalimin e tij, duke u ndalur në 4 pika kryesore, sipas të cilave renditi edhe disa objektiva si më poshtë:
1. Transparenca dhe përgjegjshmëria ndaj publikut dhe Parlamentit: rikuperimi i imazhit dhe rikthimi i besimit, si model i profesionalizmit dhe transparencës, manaxhimi i ngjarjeve që kanë dëmtuar imazhin, Duhet një platformë informuese e plotë për publikun.Zbatimi i ligjit mbi të gjitha.
Në funksion të rritjes së transpatencës: publikimi i mbledhjeve të Këshillit Mbikëqyrës, nxit debatin,
Ruajtja e besueshmërisë për të gjithë punonjësit, mbrojtja e interesave të konsumatorëve.
2. Politika monetare
Duhet fleksibiliteti i instrumentave për normat e interesit dhe gjithashtu menaxhimi i lukujditetit në treg. objektiv tjetër i rëndësishëm rritja e rolit këshillimor të BSH-së ndaj bankave të tjera, sipas standarteve dhe bashkëpunimeve me insitucione të tjera financiare ndërkombëtare. Gjithashtu duhet koordinimi i politikës monetare me ato fiskale. Përmirësimi i mekanizmave për nxitjen e tregjeve sekondare. Sigurisht rritja e transparencës së vendimmarrjes është gjithashtu objektiv kryesor.
3. Ruajtje e standarteve
Duhet vendosur theksi te përcimi i rolit të mbikëqyrjes bankare ndaj bankave të nivelit të dytë, pastrimi i bilancave nga kreditë e këqija, Bashkëpunim me ndërkombëtarët. E shikoj me priritet forcimin e rolit të grupit financiar – përgatitje për çdo ngjarje që do ketë ndikim në bankë, si edhe përmirësimi i kuadrit ligjor për falimentin dhe zhvillimi i trajnimeve për to.
4. Menaxhimi i institucionit
Forcimi dhe administrimi i sistemit të kontrollit të brendshëm në BSH-së, Administrimi me eficencë : i burimeve njerëzore dhe kostove në arritjen e objektivave me profesionalizëm. Forcimi i rolit të audimit, nga anëtarë jo menaxhues të BSH-së. Manaxhimi i burimeve njerëzore: tërheqja e talenteve dhe brezit të ardhshëm.
I pytur ndër të tjera, për vjedhjen e thesarit të Bsh-së, ai shtoi: “Një nga prioritetet e mia parësore është të vlerësoj dhe të shoh dokumentet e inventarizimit të humbjes për të vlerësuar edhe një herë nëse kjo vlerë është e saktë, nëse ndarja e përgjegjësive janë të sakta dhe për më tepër përveç kësaj të shoh kryesisht nëse sistemet e kontrolleve të brendshëm dhe funksionimi i kontrolleve në Departamentin e Thesarit të Shtetit është ndryshuar është implementuar, funksionojnë gjërat në rregull apo ka probleme serioze.”
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.