Eksportet bullgare shënuan një rritje prej 6.3 për qind gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, rritje kjo shumë e lartë krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë. Sipas Institutit të Statistikave Kombëtare të Bullgarisë, ekportet e mallrave nga ky shtet, për periudhën janar-qershor 2019, e tejkaluan vlerën prej 14.2 miliardë eurosh. Eksportet në shtetet europiane u rritën me 5 për qind. Ndërsa eksportet ndaj shteteve që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian, ishin edhe ato që shënuan rritjen më të lartë, me 9.1 për qind, duke tejkaluar vlerën prej 4.5 miliardë eurosh. Gjatë këtyre gjatë muajve të parë të këtij viti, Bullgaria importoi mallra me vlerë rreth 15.6 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej 0.4 për qind.