Eksportet rënie vjetore 4.1% në 11 mujor, arsyet lidhen me krizën politike dhe kursin e këmbimit

17/12/2019 1:32 PM 0 komente

Eksportet e mallrave u përkeqësuan më tej gjatë muajit nëntor. Mallrat shqiptare të shitura jashtë vendit ishin 25 miliardë lekë duke duke u ulur me 9,1 %. INSTAT raportoi se rënia e vjetore u thelluaa më tej, teksa vlera totale e eksporteve ne 11 mujor ishte 11 miliardë lekë ( 97 mln euro)  më e ulët se gjatë janar-nëntor 2018.

Në njëmbëdhjetemujorin e vitit 2019 eksportet e mallrave arritën vlerën 277 mld lekë, duke u ulur me 4,1 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 593 mld lekë, duke u rritur me 2,1 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 317 mld lekë, duke u rritur me 8,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Tre grupet më të mëdhenj në vend, “Tekstile dhe këpucë”, “Minerale, lëndë djegëse, en,el,”, “Materiale ndërtimi dhe metale”, janë në rënie ndërsa me rritje janë vetëm “Ushqime, pije, duhan” dhe “Makineri, pajisje dhe pj, këmb”, që gjithsesi mbeten të ulëta në peshën ndaj totalit

Eksportet e tekstileve e këpucëve, grupi më i madh në vend, për 11 mujorin, arritën në 110,2 miliardë lekë, me një tkurrje prej 3,9% me bazë vjetore. Ky grup zë 40% të totalit të eksporteve.  Përfaqësues të industrisë fasone thanë se janë disa faktorë që të kombinuar së bashku kanë çuar në tkurrjen e sektorit. Së pari është zhvlerësimi i euros, e cila ka sjellë çmime jo atraktive, për të cilat sipërmarrësit nuk kanë më interes që të punojnë. Së dyti kemi pasur problematikë me forcën punëtore, e cila ka një qarkullim të lartë. Ndërsa në fund listohet klima politike, e cila po krijon një mjedis biznesi jo të favorshëm. Fasonistët shpjegojnë se shumë sipërmarrës të huaj stepen për të investuar në Shqipëri për shkak të paqëndrueshmërisë politike.

Grupi i dytë “Minerale, lëndë djegëse, energji” shënoi tkurrjen më të madhe me 14.45%, duke arritur në 45.5 miliardë lekë  për 11 mujorin 2019, nga 53,2 miliardë lekë  që ishin më 2018. Ky grup zë 16% të totalit. Burime nga Bankers Petroleum, eksportuesi më i madh në vend, pohuan se ecuria e tyre ka qenë pozitive muajt e fundit pasi e kanë eksportuar gjithë naftës dhe nuk kanë furnizuar më Tosk Energy. Gjithsesi për 11 mujorin, eksportet e Bankers janë me rënie, e reflektuar dhe në tkurrjen e shitjeve drejt Spanjës, që është destinacioni kryesor i Bankers, përmes kontraktorit të saj, CEPSA.  Negativisht në këtë grup ka ndikuar eksporti i energjisë elektrike, si rrjedhojë e motit të thatë.

Edhe grupi i tretë “Materiale ndërtimi dhe metale” vijon tendencën negative, duke rënë me 15% për 10 mujorin. Pesha e këti grupi ka zbritur në 15% të totalit nga 17% në 2018-n. Arif Shkalla, drejtor financës bë Kurum, kompanisë së prodhimit të çelikut dhe eksportuesit më të madh të këtij grupi, tha se tendenca e tyre ka qenë e qëndrueshme në sasi, por ndikimi ka ardhur nga rënie e çmimeve të shitjeve, çka ka çuar në tkurrjen e eksporteve në vlerë. Çmimi i hekurit ka rënë me rreth 70-80 euro për ton. Edhe eksportuesit e tjerët të këtij grupi, ato të çimentos e tullave, nuk kanë pasur një aktivitet pozitiv. Mario Braçi i Titan group ka pohuar se ka vështirësi per të rritur eksportet nga Porti i Durrësit, që ka limitime të cilat kërkojnë investime të mëdha në infrastrukturë. Kostot e karburanteve, shton ai, janë rritur me të paktën 15%. Po të ishte në një linjë me konkurrentët tanë do të ishim me konkurrues.  “Italia është një konkurrent kryesor në fushë por nuk ka këto taksa që prekin prodhimin”.

Grupi me rriten më të fortë është ai i “Makineri, pajisje dhe pj, këmb,”, eksportet e të cilit u zgjeruan me 19% për 11 mujorin, duke zënë gati 7% të totalit. Zhvillimi i industrisë mbështetëse automotive ka ndikuar në këtë tendencë pozitive. Rritja e pranisë së disa prej kompanive kryesore gjermane e franceze po jep efektin e saj pozitiv. Gjermanët e Forschner dhe PSZ Albania dhe francezët e Delmon janë aktivë, ndërsa po ngrihet dhe fabrika e koreanojugorëve të Yura.  https://ww.monitor.al/si-po-rritet-industria-automotive-ne-shqiperi-por-mbetemi-ne-fund-te-rajonit/.

Me rritje janë dhe eksportet e ushqime, pije dhe duhan me 9,2% për 11 mujorin, ndonëse në tetor ky grup shfaqi tendenca rënëse.

 

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of