Shoqata Kombëtare e Punëdhënësve “Proeksport Albania”, në një letër drejtuar kryeministrit dhe ministrave ka shprehur mbështetjen e saj për Qeverinë në strategjinë dhe perpjekjet në luftën me COVID-19, gjë e cila kerkon mobilizimin e të gjithë faktorëve, energjinë ,vullnetin dhe përdorimin e të gjithë mundësive për të dalë me sa më pak dhimbje dhe dëme.
Duke analizuar masat e lancuara nga Qeveria në Paketen nr 2 konstatojmë se dy elemetë të saj janë të mirëpritur dhe kanë ndikim të drejtperdrejt edhe në mbeshtetjen e sektorit FASON:
- Kredia 150 milion $, ku biznesi nuk paguan interesa
- Shtyrja e kësteve të parapagimit të tatim fitimit deri në 31.12.2020.
Përsa i përket elementit të tretë, ndihma prej 40000 lekë deri ne 31.05.2020 për cdo punonjës të fasonit që figuron i hequr nga listat e punedhenesve deri në 10.04.2020, ne kemi refleksionin tonë si më poshtë:
Në këtë mbështetje ekonomike nuk gjejnë veten : a) të gjithë ata punonjës që megjithese janë pa punë nuk janë hequr nga listat si rezultat i thirrjes së Qeverisë për të mos i hequr; b) të gjithe ata punonjës që do të hiqen nga listat pas datës 10.04.2020 për aresye të mungesës së punës.
Sugjerimi ynë në këtë rast do të ishte jo pagesa e mesiperme, por pagesa e papunësisë (asistenca dhe sigurimet shoqerore) me një procedurë të shpejtë dhe të thjeshtuar, për të gjithë të mbeturit papunë në sektorin FASON si rezultat i pandemise, pa data dhe afate.
Gjithashtu duam të theksojme se kjo masë krijon nonsens dhe një lloj konflikti në rastin e punonjesve të hequr nga lista per aresye personale në ndermarrjet që janë në aktivitet.
Ajo që ne nuk e pamë dhe qe prisnim nga kjo pakete, eshtë një grup masash ekonomike bazike për të siguruar mbështetje minimale në situtatën që po përjeton sektori:
- Rimbursimi i teprices kreditore të TVSH, në mënyrë të menjëhereshme dhe pa kontroll për të gjitha ndërmarrjet fason. Me pas zyrat e tatimeve të vijojnë me kontrollet dhe verifikimet përkatëse.
- Pagesa e menjëhereshme e tepricës së mbipaguar të kesteve të tatim-fitimit për ndërmarrjet që kanë një mbipagesë në Deklaraten Vjetore të Tatim Fitimit 2019.
- Shtyrje deri në 31.12.2020 te tatimit mbi qerane për objektet e marra me qera nga ndërmarrjet fason.
- Heqja e taksave mbi pronësinë për vitin 2020 për objektet në pronësi të ndërmarrjeve fason.
- Pezullimi i procedurave mbi tenderimin e veshjeve mjekesore, të policise dhe ushtrisë (jo urgjente), duke i dhënë përparësi ndermarrjeve të prodhimit të veshjeve dhe këpucëve për realizimin dhe përmbushjen e këtyre nevojave.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.