Qeveria e kryeministrit Enrico Letta do të shqyrtojë ndihmën që sistemi postar i Italisë merr nga shteti, duke përfshirë lehtësimin vjetor të pensioneve prej gati 1 miliard euro (1.4 miliard dollarë), përpara shitjes së tij të pjesshme planifikuar për këtë vit, tha një zyrtar i lartë.
Posta siguron fonde duke përfshirë edhe ato për të garantuar shërbime në të gjithë vendin, që në vitin 2012 arritën në 350 milion euros, sipas bilancit të saj. Ajo që nuk është përfshirë në shifrat zyrtare të kompanisë është lehtësimi pensioneve paguar nga qeveria italiane për të mbuluar borxhet, një shumë përafërsisht e barabartë me përfitimet vjetore të kompanisë.
Italia do të jetë transparente me investitorët potencialrë mbi subvencionet e Poste Italiane SpA, tha zyrtari i qeverisë, i cili kërkoi të mos identifikohet për shkak se bisedimet për shitjen e gati 40 për qind të kompanisë janë ende në një fazë fillestare. Çështja specifike nuk është adresuar ende, tha zyrtari.
Në secilin prej katër viteve deri në vitin 2013, Italia ka paguar 990 milion euro për të mbuluar deficitin për pensionet e punonjësve të Poste, tregon Gazeta Zyrtare e vendit. Ato para janë menaxhuar deri në mes të vitit 2010 nga një fond i vecantë, Ipost, dhe më pas nga agjensia e pensioneve të vendit INPS.