Miliarderi ka rrëzuar nga froni ish-presidentin Barack Obama, si personin më të ndjekur në Twitter.
Deri tani, Musk ka 133,068,709 ndjekës, krahasuar me 133,042,819 të Obamës, sipas numrit të ndjekësve të raportuar në profilet e tyre përkatëse në Twitter.
Blerja prej 44 miliardë dollarësh e Twitter-it nga Musk, ka ndihmuar padyshim që ndjekësit e tij të kalojnë atë të Obamës. Shefi i Twitter arriti 100 milionë ndjekës qershorin e kaluar dhe ky numër ka vazhduar të rritet në muajt në vijim.
Ai ka fituar mbi 23 milionë ndjekës më shumë që atëherë, ndërsa Bieber dhe Obama në fakt kanë humbur ndjekës për shkak të unfollow nga fansat e Musk.
Mes postimit të memeve të rastësishme dhe ndonjëherë fyese, Musk përdor llogarinë e tij për të komunikuar ndryshime në Twitter. Ai gjithashtu ka anketuar ndjekësit për disa vendime të rëndësishme, si lejimi i Donald Trump të kthehet në platformë dhe nëse Musk duhet të largohet apo jo si CEO i Twitter.
Musk ndau arsyen e tij për blerjen e kompanisë në një letër të hapur/tweet për “Twitter Advertisers”: “Arsyeja që bleva Twitter është sepse është e rëndësishme për të ardhmen e qytetërimit, që të ketë një shesh të përbashkët dixhital të qytetit, ku një gamë e gjerë besimesh mund të debatojë në mënyrë të shëndetshme, pa përdorur dhunë.”
Zakonet e postimeve të Musk janë në kontrast të plotë me të Obamës, i cili kryesisht përdor llogarinë e tij për qëllime profesionale, të tilla si promovimi i një kauze të rëndësishme ose nxjerrja në pah e disa prej punëve, që ai bëri si president. E njëjta gjë vlen edhe për Justin Bieber dhe Katy Perry, të cilët zënë respektivisht vendin e tretë dhe të katërt më të ndjekur.
Ky nuk është titulli i parë i rekordeve botërore të Guinness për Musk; në fillim të këtij viti atij iu dha një për humbjen më të madhe të pasurisë personale në histori. Që atëherë, pasuria e tij neto është rritur në 190 miliardë dollarë, sipas listës së miliarderëve në kohë reale të Forbes (Forbes’ Real-Time Billionaires List).
Megjithatë, Musk nuk e ka rikuperuar ende titullin e njeriut më të pasur në botë, pasi e ka humbur atë nga Bernard Arnault, pronar i konglomeratit të mallrave luksoze LVMH.
/ The Verge, Guinness World Records