Shumë qeveri kanë zvogëluar liritëonline, për shkak të pandemisë, duke mbledhur më shumë të dhëna dhe duke reduktuar postimet. Po njësoj ka vepruar edhe administrata e Trump
Sipas FreedomHouse, pandemia globale e COVID-19 është shfrytëzuar pak nga të gjitha qeveritë e botës, si mbulesë për të zgjeruar mbikëqyrjen online, për tërritur mbledhjen e të dhënave të qytetarëve, për tëcensuruar fjalimet kritike dhe për të ndërtuar sisteme të reja teknologjike të kontrollit social.
Alarmi vjen nga raporti i përvitshëm “Freedomon the Net 2020”, i organizatës joqeveritare FreedomHouse, që prej thuajse 80 vitesh kryen kërkime dhe përpiqet të ndërgjegjësojë mbi çështjet e demokracisë, lirive politike dhe të drejtave të njeriut. Sipas kërkimeve të kryera nga organizata joqeveritare, përdorimi i inteligjencave artificiale dhe mbikëqyrjes biometrike, të dobishme për të përballuar krizën pandemike, kanë krijuar rreziqe të reja për të drejtat e njeriut.
“Pandemia po përshpejton varësinë e shoqërisë nga teknologjitëdixhitale në një moment kur interneti po bëhet gjithnjë e më pak i lirë”- pohoi Michael J. Abramowitz, president i FreedomHouse. “Pa garancitë e përshtatshme për jetën private dhe sundimin e ligjit, këto teknologji mund të përdoren lehtësisht për shtypjen e ligjit” Studimi vlerësoi sjelljen e qeverive në 65 vende që përfaqësojnë 87% të përdoruesve të internetit në të gjithë botën. Në 54 prej tyre janë përdorur aplikacione për gjurmimin e kontakteve apo masave të karantinës e distancimit social.
Në të paktën 45 vende, aktivistë dhe qytetarë të tjerë janë arrestuar apo akuzuar për vepra penale për fjalime në internet, në lidhje me pandeminë. Sipas raportit, qeveritëe të paktën 28 vendeve kanëcensuruar faqet web dhe postimet në rrjetet sociale për publikimin e statistikave shëndetësore të pafavorshme, akuza për korrupsion dhe përmbajtje të tjera në lidhje me COVID-19.
Për FreedomHouse, në të paktën 20 vende, pandemia është përdorur si justifikim për masa apo kufizime të panevojshme të përqendruara në kufizimin e lirisë së fjalës.Sipas raportit, në Shtetet e Bashkuara, liria në internet është përkeqësuar për të katërtin vit me radhë. Përkeqësimi, vjen pjesërisht për shkak të urdhrave ekzekutivë nga Presidenti DonaldTrump mbi rregullimin e rrjeteve sociale dhe nga një valë shqetësuese keqinformimi e propaganduar nga ai vetë.
Në fund, FreedomHouse drejton gishtin nga qeveria kineze, duke deklaruar se gjatë krizës, asnjë qeveri nuk ka pasur një qasje kaq agresive sa ajo e Pekinit. Për të gjashtin vit me radhë, ajo renditet e para për shkelje në botën e lirive të internetit.
Burimi: Wired