Fiona McCluney nga Mbretëria e Bashkuar është emëruar si Koordinatore e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.
Emërimi është vendosur nga sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres, me miratim të Qeverisë së Shqipërisë.
Znj. McCluney sjell mbi 30 vjet përvojë në fushat e zhvillimit dhe urbanizimit duke përfshirë 12 vjet shërbim në sistemin e OKB.
Në rolin e saj më të fundit McCluney ishte Koordinatore e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Mal të Zi, gjithashtu shërbeu si Përfaqësuese e Përhershme e Programit të Zhvillimit të UND (UNDP) në vend, nga viti 2015-2018.
Znj. McCluney më parë ka punuar me Kombet e Bashkuara si Këshilltare Kryesore Teknike dhe Shefe e Zyrës së Vendit në Palestinë (2012-2015) dhe në Irak (2011-2012).
Nga viti 2008 deri në 2011, ajo ka shërbyer në Kombet e Bashkura në Irak si Shefe e Qeverisjes Urbane, Tokës dhe Strehimit.
Para se të bashkohej me Kombet e Bashkuara, Znj. McCluney ka punuar në sektorin privat dhe me Departamentin e Zhvillimit Ndërkombëtar të Mbretërisë së Bashkuar, me disa nisma të politikave urbane në Azi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.