Emigrantët nisen për Kosovë, për dy javë ulen rreth 300 aeroplanë në “Adem Jashari”

22/06/2021 12:52 PM 0 komente

Shumë bashkatdhetarë kanë mbërritur këto ditë në Kosovë nga vendet e ndryshme të Europës, përmes aeroplanëve që kanë ateruar në Aeroportin Ndërkombëtarë “Adem Jashari” në Prishtinë.

Mirëpo, numri i tyre pritet të jetë edhe më i madh ditëve në vijim.

Me rënien e rasteve me COVID-19 dhe fillimin e vaksinimit masiv, duket ky vit do të jetë shumë më ndryshe për të gjithë.

Sipas zëdhënëses së Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara brenda dy javëve janë realizuar 287 fluturime me 41 mijë e 662 udhëtarë.

“Nga data 7 deri 13 qershor janë 137 fluturime me 19 mijë e 750 udhëtarë në arritje dhe 18 mijë e 168 udhëtarë në shkuarje. Ndërsa, nga data 14 deri 20 qershor janë realizuar 150 fluturime me 21 mijë e 912 udhëtarë në arritje dhe 17 mijë e 517 udhëtarë në shkuarje”.

Po ashtu, mërgata vazhdon të jetë njëri nga burimet kryesore të financimit të shpenzimeve familjare në Kosovë. Që nga shpallja e pavarësisë, dërgesat e tyre kanë vazhduar të shënojnë rritje

Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se brenda kësaj periudhe janë dërguar 12.6 miliardë euro.

Vlera më e madhe e remitencave është ajo e vitit 2020, ku pavarësisht pandemisë COVID-19 mërgata ka dërguar 1.18 miliard euro.

Ndryshe, nga rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit është rreth 350 mijë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of