Shifra është 8 herë më shumë se fitimet e mëparshme në karrierë
Kampionia adoleshente e tenisit, Emma Raducanu, do të marrë 2.5 milionë dollarë për fitoren e saj rekord në U.S. Open – një shifër më shumë se tetë herë më e lartë se fitimet e mëparshme në karrierë. 18-vjeçarja befasoi publikun në fundjavë kur mundi Leylah Fernandez duke fituar turneun Grand Slam në US Open.
Ajo nuk është bërë vetëm e para grua britanike që fiton titullin Grand Slam në më shumë se 40 vjet, por edhe fituesja më e re që nga koha e Maria Sharapova në Wimbledon, në vitin 2004. Çmimi në para prej 2.5 milionë dollarësh i Raducanu është shumë më tepër se 303.000 dollarë që ka fituar deri më tani në karrierë. Por është e pamundur që ky të jetë i fundit.
Përveç fitimeve të ardhshme në kompeticione, Raducanu, me origjinë kineze-rumune është në radhë për një sërë marrëveshjesh sponsorizuese fitimprurëse – thonë ekspertët.
“Mosha e Emma, e gjeneratës Z, trashëgimia e saj e dyfishtë, profili i saj në rritje dhe platforma globale në të cilën ndodhet do të thonë gjëra të mëdha për të” – tha Simon Chadwick nga Emlyon Business School për “BBC 5”
Aktualisht, 23-vjeçarja Naomi Osaka është atletja femër më e paguar në botë, të ardhurat e së cilës arrijnë në 37.4 milionë dollarë. Nga këto vlerësohet se rreth 34 milionë vijnë nga sponsorizimet.
Duke marrë si vlerë referimi Osaka, fitimet potenciale të Raducanu mund të jenë të mëdha. Megjithatë, atletja e re ka qenë deri më tani e përulur në lidhje me suksesin, duke thënë pas pak fitores së saj se do ta përdorë çmimin në para për të blerë Apple AirPods. “Mendoj se do t’i blej para se të largohen nga Nju Jorku” – tha Raducanu në “Good Morning America” të hënën.
/ CNBC