Nga 1 janari 2023 bizneset që kanë instaluar impiante fotovolatike për vetëkonsum do të kenë netim vjetor dhe jo mujor sikurse e kanë aktualisht.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku në një takim me dhomat e biznesit nënvizoi se në kushtet e krizës kjo vjen si një lehtësim për këtë grup subjektesh. Balluku tha ndërkohë se lidhur me kërkesën e rritjes së kapacitetit nuk do të ketë asnjë ndryshim dhe ai do të qëndrojë në kufirin e 500 KWp.
Gjatë takimit kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës Nikolin Jaka tha se qeveria duhet të shohë mundësinë e ndihmës për bizneset në tregun e lirë që janë ato në tension 35 dhe 110 dhe që çmimet e energjisë i kanë vënë në rrezik mbijetese. Sipas tij mbajtja e disa bizneseve në tension të mesëm më çmim të kontrolluar dhe lënia në treg të lirë e disa të tjerëve ndikon tek konkurrenca pasi mund të ketë biznese që operojnë në të njëjtat sektorë por nuk kanë të njëjtat kosto. Sipas jakës mbështetja mujore për këto biznese nuk shkon ,më shumë se 3.5 milionë euro.
Bizneset në tregun e lirë janë ato të lidhura në tension të lartë që po përballen me çmime gati 8 herë më të larta se çmimet që kishin më herët pa nisur ende kriza. Ndërkohe bizneset në tension të mesëm po furnizohen me një çmim të kontrolluar mbi 18 lekë/kWh.
“Po e konsiderojmë këtë kërkesë të biznesit por 3.5 milionë euro në muaj në këtë kohë krize janë shumë. Ne kemi adresuar në këtë periudhë indeksimin e pensioneve. Mundësitë financiare janë të kufizuara dhe viti 2023 nga të gjithë indikatorët por edhe nga të dhënat që na vijnë nga institucionet europiane do jetë edhe më i vështirë se 2022 ndaj buxheti 2023 duhet të jetë konservator dhe të parashikojë kontigjenca pasi nuk dimë sa agravim mund të kemi. Ne po marrim parasysh kërkesat për bizneset që marrin energji në tregun e lirë dhe kur të kemi diçka për ta ndarë do ta bëjmë” tha Balluku.
Duke ju përgjigjur një kërkese tjetër të bërë nga biznesi për datën e funksionimit të Bursës së Energjisë, ministrja tha se mbetet 23 nëntori 2022 por situate është tashmë më e komplikuar pasi një burse i duhet likuiditet diçka që ka shkuar në këtë moment tërësisht tek KESH për të siguruar furnizimin me energji në vend.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Kjo qe thote z Balluku është ndyrësira me e madhe e degjuar ndonje herë,te përcaktosh cmimit e energjisë duke e ndare ne klasa ” Ata te Nenes dhe ata te Njerkes .z Balluku harron se Ministria e Energjitikes e ka detyrim ligjor ,ndershmërine , pa’anshmerinë dhe ti konsideroje të gjithë barabartë. Pra z Balluku po I ndan shoqëritë në dy klasa, ata qe jetojnë, dhe ata që falimentojne .I keni kthyer zyrat e shtetit si shtepite tuaja, o z Balluku ” Privilegjin e te qenendruarit kudo si ne shpine e vet u përket vetem mbretërve,kurvave dhe hajduteve”, këte e ka… Read more »