Shqipëria e kaloi këtë dimër të dytë të krizës disi më lehtë sesa ai i mëparshëm kjo falë temperaturave më të buta por edhe një situate hidrike të përmirësuar.
Por kriza globale dhe kryesisht e përqendruar në Europë ende nuk cilësohet e kaluar. Pikëpyetja më e madhe është nëse do të jemi të jemi në gjendje të përballojmë po kaq mirë një verë të nxehtë teksa kriza ende qëndron pezull?
Expocity Albania organizon Edicionin e 5-të të Panairit dhe Forumit Ndërkombëtar të Energjisë në datat 29-31 mars ku përveç shpalosjes së alternativave më të mira të investimit në energji dhe mundësive që paraqet Shqipëria do të ketë vend edhe për tematikën e situatës aktuale të sektorit dhe parashikimet mbi të.
Kompanitë pjesëmarrëse do të ofrojnë informacion mbi avancimin teknologjik në prodhimin e energjisë, potencialin që ka vendi në burimet e rinovueshme por jo vetëm si dhe përfitimet që mund të vijnë nga shfrytëzimi i eficiencës së energjisë e cila ende ka një shtrirje jo shumë të madhe.
Përgjatë tre ditëve janë parashikuar forume ku çdo sezon do të ndalet në një nga pikat e rëndësishme dhe tërësore të sektorit të tilla si siguria në furnizim dhe difersifikimi i burimeve të energjisë. Strategjitë që ka vendi dhe zbatimi i tyre si dhe tregu i energjisë në tërësi. Kjo merr rëndësi të veçantë po të kemi parasysh që Shqipëria ende ndodhet në gjendjen e emergjencës sa i takon furizmit me energji e cila mbetet në fuqi deri në fund të qershorit të këtij viti.
Një tjetër pikë e rëndësishme e ndarjes së idenë në një panair që mbledh në një palë të rëndësishme të tregut por edhe institucioneve publike është ajo e investimeve të huaja direkte dhe projekteve po kështu edhe mbështetja financiare dhe si funksionojnë sot të gjitha këto hallka.
Një vend i veçantë është menduar edhe për energjinë e gjelbër, eficiencën dhe dixhitalizimin si dhe mjetet elektrike si një alternativë e afërt e mobilitetit. Gjatë dy viteve të fundit sidomos ka një theks të vazhdueshëm në tregjet globale mbi vendimmarrjen e qeverive por edhe kompanive prodhuese të automobilave mbi orientimin që do të ketë drejt këtij modeli.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.