Enio Jaço thirrje Bizneseve të Dhomës Amerikane: Tre mënyra si të përfshiheni në zbatimin e Axhendës së Investimeve   

01/07/2021 3:03 PM 0 komente

Presidenti i Dhomës Amerikane, Enio Jaço u ka drejtuar një letër bizneseve të AmCham të angazhohen për zbatimin e 40 rekomandimeve në Axhendën e Investimeve të publikuar disa ditë më parë.

Në letër thuhet: “Shpesh, disa prej jush më keni pyetur: “Si mund të ndihmoj më shumë?” Unë do sugjeroja tre mënyra se si ju mund të përfshiheni në vijim.

Së pari, ju ftoj të zgjidhni ato rekomandime, që përfaqësojnë punën dhe problemet tuaja konkrete dhe të loboni për to, duke bindur stafin tuaj, kolegët, madje edhe të afërmit dhe miqtë për rëndësinë që ato kanë.

Së dyti, ju nxis të vijoni bashkëpunimin me komitetet teknike të AmCham gjatë fazës së implementimit, duke ndihmuar që rekomandimet të shndërrohen në propozime konkrete për ndryshime legjislative. Njëlloj si me procesin e draftimit të rekomandimeve, ne tashmë do të krijojmë ekipe pune për ndërtimin e akteve me ndërhyrje ligjore. Kjo fazë është me rëndësi, pasi ka të bëjë me kthimin e rekomandimeve në një legjislacion praktik, të cilin Parlamenti më pas duhet ta miratojë dhe kthejë në ligje me fuqi vepruese.

Së treti, kërkoni mbështetjen e anëtarëve të Parlamentit në zonat tuaja dhe inkurajojini që të votojnë ndryshimet e këtij legjislacioni në të ardhmen, si e vetmja mënyrë për të bërë Axhendën e Investimeve realitet.

Letra e plotë Presidentit të AmCham, Enio Jaço drejtuar 220 kompanive anëtare të Dhomës Amerikane 

“Të dashur Anëtarë,

Pas publikimit të Indeksit të Biznesit vitin e kaluar, ju shprehët rëndësinë urgjente për përmirësimin e ambientit në të cilin ne bëjmë biznes. Për këtë arsye, në Tetor 2020, ne ngritëm një grup pune për të zhvilluar praktikat më të mira që përmirësojnë klimën e biznesit.

Në dhjetë muajt e fundit, disa nga ju luajtët një rol të drejtpërdrejtë në gjashtë komitetet e AmCham, ku çështjet dhe problemet u ngritën me propozime specifike për zgjidhjen e tyre. Falë punës dhe përkushtimit tuaj aktiv në komitetet teknike, tani Axhenda e Investimeve është finalizuar.

Axhenda me dyzet rekomandime është ndarë me kolegët tanë në Qeveri, partitë politike dhe agjencitë përgjegjëse për implementimin e tyre. Kam kënaqësi t’ju informoj se, nga komunikimet e para që kemi pasur me ekspertë teknikë, partnerë ndërkombëtarë, qeverinë dhe partitë politike, teza e rekomandimeve tona ka marrë një dakordësi të gjerë.

Axhenda e Investimeve do të jetë prioritet kyç i strategjisë së AmCham në vijim. Por në disa aspekte, puna jonë sapo ka filluar. Pjesa më e vështirë – kthimi i rekomandimeve në veprime konkrete – do të nisë tani. Kjo do të jetë faza finale por më kritike dhe unë ju nxis të vijoni të përfshiheni në mënyrë sa më aktive. Shpesh, disa prej jush më keni pyetur: “Si mund të ndihmoj më shumë?” Unë do sugjeroja tre mënyra se si ju mund të përfshiheni në vijim.

Së pari, ju ftoj të zgjidhni ato rekomandime, që përfaqësojnë punën dhe problemet tuaja konkrete dhe të loboni për to, duke bindur stafin tuaj, kolegët, madje edhe të afërmit dhe miqtë për rëndësinë që ato kanë.

Së dyti, ju nxis të vijoni bashkëpunimin me komitetet teknike të AmCham gjatë fazës së implementimit, duke ndihmuar që rekomandimet të shndërrohen në propozime konkrete për ndryshime legjislative. Njëlloj si me procesin e draftimit të rekomandimeve, ne tashmë do të krijojmë ekipe pune për ndërtimin e akteve me ndërhyrje ligjore. Kjo fazë është me rëndësi, pasi ka të bëjë me kthimin e rekomandimeve në një legjislacion praktik, të cilin Parlamenti më pas duhet ta miratojë dhe kthejë në ligje me fuqi vepruese.

Së treti, kërkoni mbështetjen e anëtarëve të Parlamentit në zonat tuaja dhe inkurajojini që të votojnë ndryshimet e këtij legjislacioni në të ardhmen, si e vetmja mënyrë për të bërë Axhendën e Investimeve realitet.

Së fundmi, me mbështetjen tuaj dhe në koordinim me ‘US Chamber’ në Uashington, ne do të krijojmë një ekip pune për zhvillimin e “Pikëshënues-it”. Ky është një instrument që do të masë mënyrën e votimit të çdo anëtari në Parlament, në lidhje me përmbajtjen e Axhendës se Investmeve. Ne presim qe instrumenti të jetë gati vitin që vjen. Pikëshënuesi do të jetë një mjet i fuqishëm që do të rrisë efektivitetin e punës sonë në miratimin e Axhendës së Investimeve.

Tani është koha e duhur që Axhenda të bëhet realitet. Unë jam optimist për progresin që mund të arrijmë dhe mirëpres të vijojmë të punojmë së bashku, që ta bëjmë reale.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of